in

Nderim per gjirokastritin Javer Mene qe u nda sot nga jeta

Me hidherim te thelle njoftojme se eshte ndare nga jeta gjirokastriti Javer Mene              

Kete njoftim e ka percjelle me dhimbje ne faqen e tij ne fb Meti Mene.

Javer Mene eshte gjirokastriti qe ka dhene nje kontriobut te madh ne ngritjen e repartit te kepucarise ne ish -fabriken e kepuceve te Gjirokastres.

Zanatin e kepucarit e nisi nen kujdestarine e specialisteve me te mire Cavo Naka e Odise Paskali nga viti 1955 ne kooperativen e pare te artizanatit  ku puna behej me dore e ne seri, kepuce per burra e gra.

Javeri, pas kooperatives se artizanatit, punoi ne fabriken e lekure kepuces  ku per vite me radhe ishte pergjegjes reparti.

Kontributi i tij ishte i vecante si modelist, novator dhe organizator ne permiresimin e proceseve te teknologjise se prodhimit te kepuceve, per ngritjen tekniko – profesionale te puntoreve e vecanerisht atyre te rinj.

Merita e tij eshte e padiskutueshme ne ngritjen dhe zhvillimin e prodhimit te kepuceve  ne rruge industriale, vendosjen e kontove teknike per te gjitha fazat e perpunimit te kepuceve ashtu dhe ne zbatimin e teknologjive bashkekohore qe nga viti ne vit çuan ne rritjen e treguesve cilesore te prodhimit.

Ai kontribuoi gjithashtu ne hartimin e historikut te ndermarrjes, pjese e se ciles ishte deri diten qe doli ne pension.

Javer Mene do te kujtohet njeri i mire, qytetar i kulturuar dhe mjeshter i paarritur ne zanat, profesionist i vertete qe dijet dhe praktiken e vuri ne sherbim te specialisteve te rinj dhe ne zhvillimin e industrise se kepuceve ne qytetin e tij ku lindi, u rrit, punoi, u pleqerua dhe u nda per te mbetur gjithmone i kujtuar, i nderuar dhe i respektuar nga familja, te afermite, miqte e mbare banoret e Gjirokastres e me gjere.

I paharruar ne kujtime dhe kontributet qe dha per Gjirokastren!

Nderim per jeten dhe veprimtarine e tij!

What do you think?

Written by admin

Kuzhina Gjirokastrite ne feste, pervec gatimit edhe nje poezi per sardelen…

Lajm i hidhur/ Eshte ndare nga jeta gjirokastriti Astrit Reçka