Presidenti i Nderit i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, ish Kryetar për dy dekada, Inxhinier Agim Karagjozi, ka ndërruar jetë në spital në Long Island, NY.
Agim Karagjozi u lind në Gjirokastër, me 1 shtator 1926 ne nje familje me tradita dhe edukatë të shëndoshë atdhetare.
Gjyshi i tij Mehmeti, kontriboi për çështjen shqiptare ne periudhen e Rilindjes Kombetare, ndersa babai, Zuhdiu, shok dhe bashkeluftetar me Bajon, Çerçizin e Muço Qullin, u shqua me shkrime me fryme patriotike botuar ne gazeten “Drita” te Manastirit e ate “Demokratia” te Gjirokastrës.
Arsimin fillor Agim Karagjozi e nisi në vendlindje, ku kreu katër klasat e para ndërsa klasën e pestë e vijoi në Vlorë.
Në vitet 1938 – 1944 vazhdoi shkollimin në liceun e Korçës, në gjimnazin e Gjirokastrës dhe në gjimnazin e Tiranës.
I edukuar me fryme patriotike, qysh ne fillim kundershtoi dhe luftoi kunder okupacionit fashist.
Tipari më i qenësishëm i tij ishte lidhja e thellë shpirtërore me identitetin kombëtar shqiptar dhe vullenti për të bërë detyrën ndaj atdheut, duke marrë pjesë në çdo veprimtari në shërbim të realizimit të aspiratave të drejta të popullit shqiptar, kudo që ka qenë – në Shqipëri, Itali, Turqi, Amerikë.
Në vitet 1943-44, ishte anëtar aktiv në rininë e Ballit Kombëtar në Gjirokastër, Vlorë e Tiranë dhe në nëntor 1944, u largua nga Shqipëria dhe pas afër katër vitesh në kampe refugjatësh në Itali, bashkë me babanë emigruan në Turqi.
Nga viti shkollor 1948–49 deri në qershor 1955, ndoqi studimet në kolegjin amerikan Robert College në Stamboll, Turqi, ku u diplomua në inxhinieri, dega elektrike.
Ne vitin 1956, erdhi në Amerikë.
Që nga viti 1960, u bë pjesë e Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe nga viti 1992-2010, ishte kryetar i saj, ndërkohë që pat drejtuar edhe degën nr. 29 të Nju Jork-ut.
Ishte një mbështetës i fuqishëm i proceseve demokratike në Shqipëri e Kosovë.
Në gazetën Qyteti i Jugut, Gjirokaster, në numrin 10 të saj, shtator 1992, ne nje artikull per te, vec te tjerave shkruhet:
“Agim Karagjozi si anetar i shoqërisë Vatra shkruan vazhdimisht ne gazeten “Dielli” artikuj dhe poezi, ne te cilat, ne menyre te veçante, spikat dashuria e malli per Shqiperine, deshira e mergimtarit per ta parë atë të lirë dhe demokratike.”
Shumica e artikujve apo poezive te botuara ne gazeten “Dielli” kane pseudonimin ‘Mali i Gjerë’.
Mallin per vendlindjen e tij Agim Karagjozi, e shpreh edhe ne skicën ‘Mall për Shqipëri’, pjese nga e cila po botojmë :
“O Shqipëri, o vend i dashur, toke e ushqyer me eshtrat e te pareve, me gjakun e tyre vaditur e shenjtëruar, sa kohe do te jesh ti tempulli i ndaluar… Shqipëri, atdhe, mëmëdhe, fjala ime s`ka fuqine, as vitet te shprehë dhembjen e mallit që ndjej per ti, pamjet që xixëllojnë dhe tingujt që lozin e kercejne ne shpirt thelle nuk m`i sheh syri as m`i degjon veshi. Ato vec vlojne ne brendësi, ne flakën e dëshirimit të pakufi.
Te kujtoj Shqiperi ashtu si ishe: vash` e hijshme,burbuqe duke celur, porsa kishe dalë nga dimri i erresires, me buzëqeshje pritje ngrohtesine e verës, per të ardhmen plot premtime. Të kërkoj Shqipëri ashtu sit të njoha; Zonjë, fisnike, hijerëndë, nën` e dhëmbshur, zemërgjerë, faltore e kombit të therorizuar, kështjellë krenare e fisit që ke strehuar.
Ëngjëj që ruani truallin e të parëve të mij, ju pyes: Viti që po vjen a do të sjellë gjë të re, apo do të rrëshqasë edhe ai i heshtur, i verbër, shterp si gjith të tjerët? Më thoni, do të dalë gjë nga kjo shpresa që s`më shqitet, që ndizet e fiket, dhe prapë s`heq dorë? Apo do të mbes dhe unë pa e shuar mallin për dheun e larget si kaq bij të tij të tjerë që ranë të shkëputur e atë më s`e panë? ( Mal` i Gjerë-Dhjetor i një viti)
Z. Agim Karagjozi mbante dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”, Medaljen e Artë të Shqiponjës, Ishte qytetar Nderi i Gjirokastrës dhe ishte nderuar me cmime të tjera të akorduara nga Republika e Kosovës.