Eshte ndare nga jeta ne moshe 81 vjecare mjeku i shquar Shahin Kadare, vëllai i shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Doktor Shahini kishte më shumë se një vit që vuante nga një sëmundje e rëndë.
Shahin Kadare ishte një nga të parët doktorë të Shkencave në fushën e mjekësise me kontribut te madh ne disa drejtime si ne marredheniet e trajtimin e pacienteve ashtu dhe ne realizimin e nje varg studimeve ne fushen onkologjike.
Ai ka marre pjese dhe ka folur per pervojen dhe eksperencen e tij e te mjekeve shqiptare ne shume konferenca shkencore ndërkombëtare dhe njekohesisht ka botuar libra si dhe studime ne shtypin shqiptar dhe ate te huaj per probleme te mjekesise ne vendin tone e ne menyre te vecante per ato te onkologjise.
Kontributi i tij i vecante lidhet edhe me ngritjen e Laboratorit te Morfologjise Patologjike.
Shahin Kadare ishte mik i gjirokastriteve.Ai e donte Gjirokastren dhe e vizitonte shpesh, ashtu gjate vitit 1990 dhe me pas si nje nder themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990.
Pas shume vitesh ne profesionin e mjekut, Shahin Kadare pas vitit 1997 sherbeu ambasador i Shqipërisë në Suedi e vende të tjera dhe me vone iu kthye profesionit të mjekut.
I shprehim ngushellime gruas dhe dy femijeve. I paharruar kujtimi dhe kontributi i Doktor Shahinit!