in

Ndahet nga jeta ish-presidenti grek Karolos Papulias në moshën 92 vjeçare

Eshte ndare sot nga jeta ish-presidenti grek Karolos Papulias në moshën 92 vjeçare.

Me një karierë të gjatë politike,Papulias ka shërbyer në disa poste të rëndësishme. Ai u zgjodh si deputet që prej vitit 1977 deri në 2004.

Në vitet 1985-1989 ka shërbyer në postin e ministrit të jashtëm. Ai njihet si politikani i lartë grek që theu akullin e izolimit mes Shqipërisë komuniste dhe Greqisë.

 

Në vitin 2005 ai u zgjodh president i Greqisë,post të cilin e mbajti deri në vitin 2015.

Papulias ishte një figurë e dashur për grekët ,çka u pasqyrua edhe dy votimet për zgjedhjen e tij në postin më të lartë të vendit me mbi 95% të votave të parlamentit helen.

Në 2007 këshilli i bashkisë së Gjirokastrës i ka akorduar titullin e lartë “Qytetar Nderi” për kontributin që ka dhënë në marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë e Greqisë.

Përpos një lidhjeje personale me popullin shqiptar, ku siç ka deklaruar vetë, se ka pirë qumësht nga një nënë shqiptare në vitet 1923 -1924, Karolios Papulias është personaliteti dhe politikani që kontribuoi i pari për shkrirjen e akujve mes të dy vendeve në prag të përfundimit të luftës së ftohtë.

Si ministër i jashtëm i Greqisë, Papulias ishte nismëtar për rivendosjen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe hapjen e pikave të para të pikëkalimit kufitar në vitin 1985. I lindur fare afër kufirit shqiptaro-grek, në Voshtinë, Papulias më mirë se kushdo tjetër njihte dhe promovonte trashëgiminë e mrekullueshme të marëdhënieve mes të dy vendeve./T.CH/

What do you think?

Written by admin

Korçari kruajti koken kur mesoi ngase vuante gjirokastriti!

Nga Naxhi Kasoruho: Gjirokastra- qyteti befasues i bashkëjetesës fetare