in

Ndahet nga jeta gjirokastriti Hulo Mamani, qytetari i mire, sportisti dhe trajneri model!

Sot, ne oret e para te mengjesit, familja Mamani dhe Gjirokastra ka humbur nje nga burrat e mire e te vjeter, mesuesin e edukimit fizik , trajnerin profesionist te lojrave me dore me kontribute te medha ne zhvillimin dhe pergatitjen e sportisteve gjirokastrite ne basketboll e volejboll, ne vecanti.

Pati karriere te shkelqyer dhe te vleresuar sportive duke dhene e marre dashuri, respekt e mirenjohje.

I dashur e buzagaz me te gjithe, keshtu do te kujtohet, per sjelljen qytetare dhe profesionalizmin e larte te treguar ne 30 vjet aktivitet i pa ndare nga fusha e vjeter ne Bashte te Teqese, nga Palestra e Gjimnazit, nga fushat e volejbollit dhe basketbollit te vendit ku ka udhehequr ndeshjet e ekipit te Luftetarit.

Vitet e fundit Hulo Mamani banonte ne Tirane. Disa dite me pare ishte shtruar ne Sanatoriumin “Shefqet Ndroqi” ku dhe humbi betejen per jeten.

Lamtumire Hulo Mamani!

I paharruar kujtimi i  qytetarit te mire, sportistit dhe trajnerit model!

What do you think?

Written by admin

Mish ne hell, jo për të ngrënë, por për të mësuar…

Një foto me vlerë historike: Ekipi i futbollit Shqiponja – Gjirokaster ne vitin 1935