in

Ndahet nga jeta edukatori dhe mesuesi gjirokastrit Tase Kano

Nga faqja ne fb e Niko Thanas Gjonit mesojme se eshte ndare nga jeta edukatori dhe mesuesi gjirokastrit Tase Kano.

Një jetë plot sakrifica por me qetësinë dhe thjeshtësinë që e karakterizonte ndoqi etapat e formimit si mësimdhënës duke përfunduar studimet UT dega Histori-Gjeografi.


Fillon mësues në gjimnazin”Asim Zeneli” duke ndërthurur përkushtimin dhe njohuritë në një përcjellje të asimilushme nga nxënësit.
Dalngadalë mori admirimin si mësimdhënës dhe edukator jo vetëm nga nxënësit por prindërit dhe shoqëria.
Kjo solli dhe emërimin pranë Kabinetit Pedagogjik ku u ndërmorën studime e projekte në ndihmë të mësimdhënies efektive për çdo nivel shkollimi.
Mbas daljes në pension pleqërie mbeti aktiv në shoqërinë komunitare por përkeqësimi shëndetsor e ndau nga jeta duke mbetur i respektuar.
Ngushëllime familjes dhe të afërmve per humbjen e parakohshme te njeriut te tyre te shtrenjte!

What do you think?

Written by admin

Zgjidhet Kryetari i ri i Keshillit te Qarkut te Gjirokastres

Jani Sevo, mesuesi i njohur tani dhe peshkatar