in ,

Na u gjenden disa hithra dhe beme nje hithernik me miell misri. Ja receta…

Beme nje xhiro nga disa fshatra dhe morrem disa tufa me hithra me nje cmim shume te lire. Menduam ti shfrytezonim te gjitha, keshtu qe pervec cajit me hithra qe ka shume dobi ne organizem menduam te benim dhe nje hithernik.
Per receten duhen:
Hithra
Miell misri
gjalp
nje veze
qumesht
gjize
qepe te njoma
Pergatitja:
Pastrojme hithrat mire dhe heqim vec vetem gjethet e tyre. Per pastrimin e tyre ne perdorem dhe uje me sode buke. I hedhim te gjitha ne uje dhe i ziejme pak. Lengun e tyre mund ta shfrytezojme edhe per caj pasi ka shume vlera per organizmin.
Mbasi i hedhim hithrat ne kulles vendosim nje tigan ne zjarr me gjalp dhe kaurdisim qepet e njoma te prera holle. Mbasi skuqen hedhim hithren , gjizen pa kripe, nje kokerr veze dhe dy gota miell. I trazojme sebashku dhe ne fund dy gota me qumesht. Mbasi i bejme nje mas homogjene te gjitha i shtrojme ne tav dhe taven te lyer me gjalp. I vendosim per 25 min ne temperatur 180 grade celcius.
Ju befte mire!

What do you think?

Written by admin

Vjeshta e arte e Erindit ne duart e nene Dylbos,nikoqire dhe zonje!

Qafa e Pazarit midis dy fotove krahasuese, ku ka ndryshuar?