in

“ Moj Korbë Del në Mejdan Kështu Karkacul Fare ?!”- Fjale dhe Shprehje të Vjetra nga Odatë, Avlitë dhe Portat e Shtëpive të Gjirokastrës- Shkruar nga Tahir Boci

-Po kjo moj korbë ku del në mejdan kështu karkacul fare ?!
– Eee,kush t’ja mbledhë, ai shushamenua që ka në shpi që s’lidh dot ushkurin e potureve të tij !
-Ashtu më ruaç,haxhi dajaku i bie në udut këto binadala.

– – –

– Mos ma pe gjë evlatin moj këtej troillo?
-Jo moj,po çoç dëgjoj ca zëra andej nga lukurama.
-Më bëri biozur zullapi, se mbledh pragu.
-E po janë kërthi moj,tani e kanë vadenë të sklehasin.

– – –

 C`po bën o burazer ?
-Ja mo dua ta lëviz këtej këtë thoropullën,se s’na vjen hiç efkoli kur futemi me vandaqe në kraha.
-Mirë do bëçë, hidhe në dhe tërë avoroin e bëje të tërë të ri.
-E,tani s’ja kam ngenë se jam ca zaif,por me kismet nga behari.

– – –

– Sa e bleve këtë sade moj,të tregon si nuri ?
— U më març pleshtat,unë nur jam edhe xarba të vesh.
-Avash moj, se shaka bëra,va,hazërxhevap kjo.
-Ma bëri tetua peshqesh, ne muftjaç jemi për ç’do gjë.
– E moj sevap bëri,ta gëzoçë e në dasëm ishalla !
-Me ejvallah !

– – –

-Nuse u bë xëc,dhize atë të qosurën alitrikë !
– Mama,u kujtuaç vetë më përpara,por është djegur.Dërguaç djalin në diqan të marrë një tjetër,por nuk e di pse u mbollis.
-Nuse vurua veshin ca nasihateve tona, se çoç dimë më shumë. Mbaji di alitrika mënjanë ti keçë për një sahat të tilë,mbai një bocë raki e një grusht zariko mënjanë se si dihet ,miku të vjen dhe hapasës.
-Ke të drejtë mama.

What do you think?

Written by Admini

Çfarë i Tha Gjirokastriti Pasanikut më të Madh të Qytetit Dhe Pse Ai nuk Vuri Gjë në Gojë!!!

Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj Uron Besimtarët Bektashianë në Festën e 240 Vjetorit të Krijimit të Teqesë së Zallit në Gjirokastër