Moda në Gjirokastër në vitet 70-të kishte ‘stilistët’ e saj. I dëgjuar, me emër në këtë fushë, edhe jashte Gjirokastrës, ishte Stefo Buzi.
Stefo Buzi ishte krijues ne krijimin e modele për çdo moshë dhe gjini. Një modë e re në Tirane paralel shfaqej dhe në Gjirokastër.
Meritë për këtë kishtë Stefua.
Ai ishte syri dhe dora e pare e qarkullimit te modës për të rriturit në qytet, por dhe i vëmendshëm. Nuk e tepëronte me veshje ‘ekstravagante’ që ta vinte veten ne prove duke rrezikuar.
Moda kontrollohej e megjithatë guximi nuk i mungonte, priste dhe qepte dhe nje fund, nje fustan apo kostum sipas gustos së tij, ashtu dhe mbi bazën e kërkesave dhe shijes së porositësve.
Në dyqanin e veshjeve me porosi ku drejtonte Stefua, zihej radhë. Porositësit e parë ishin studente dhe nje «kategori e privilegjuar», vajza e gra te dukura, në gjendje te mire ekonomike që donin të dukeshin ndryshe nga shumica, të dalloheshin si ndjekëse të modës në xhirron tradicionale te mbremjes ne sheshin e Çerçizit.
Në vitet 70-të, djemtë në xhiro paraqiteshin me pantallon xhins, në mode në atë kohe që shkonin me format e trupit, ndersa vajzat me funde, fustane boje qielli e me lule, gjethe jeshile dhe menget me fruda, pra veshje pranverore, te bukura, të lehta ne trup, jo te ngjeshura pas trupit, po të lirshme…
Protagonist i modës, i pari për çdo veshjeje te re ne Gjirokastër, ishte Stefo Buzi, mjeshtër, i paarritshëm.
Modelet e tij dhe sot shërbejnë për veshjet e reja sipas stinëve. Ato i perdorin edhe stilistët e sotëm që i janë kthyer korespondences se veshjeve te viteve 70të me modele të bukura, të pranueshme e plot freski.