in

Ministrja Kumbaro në Kalanë e Gjirokastrës – Situata nën Monitorim, së Shpejti Ndërhyrja!

Çarjet në muret e anës juglindore të kalasë së Gjirokastrës janë të vjetra, por lëvizet tektonike dhe reshjet e shiut të muajve të fundit kanë ndikuar që ato të thellohen.

 

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pas një inspektimi theksoi se situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa po përgatitet një projekt për një ndërhyrje për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm në Muret e Argjirosë.

 

Kumbaro: Inxhinierët janë duke punuar për të bërë projektin qoftë gjeologët, qoftë restauratorët, për të parë sesi do të ndërhyhet për fortifikimin dhe të parandalohet çdo avancim i mundshëm i këtyre krisjeve që nuk janë të reja e theksoj. Janë çarje të vjetra të viteve ’60.

 

 

Në krah të ministres Kumbaro ishte edhe arkitekti Agron Doraci, një prej ekspertëve që kanë ndërhyrë në atë zonë disa dekada më parë, thotë se sistemimi i ujërave sipërfaqësore është problemi më emergjent që kërkon zgjidhje.

 

Doraci: Nuk është problemi se nuk ka rrezikshmëri por nuk ka ndonjë avancim të jashtëzakonshëm. Edhe kjo 1 cm që thonë këtu mua më duket pak e ekzagjeruar.
Por nga ana tjetër arkitekti Kreshnik Merxhani ka një tjetër qëndrim për situatën të cilën e cilëson emergjente. Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se kalaja është në rrezik.
Merxhani e bazon qëndrimin e tij edhe në një studim të vitit 2006, ku kalaja e Gjirokastrës futet në një zonë me risk të lartë sizmik. /oranews/

 

 

What do you think?

Written by admin

Si u Zhvilluan dhe Kush i Fitoi Zgjedhjet e Vitit 1925 për Postin e Kryetarit të Bashkisë në Gjirokastër!

Rita Ora sjell Sytë e Gjithë Botës në Kosovë për Pavarësinë! Edhe Neymar e Yje Hollivudi “Bashkohen” në Festë!