in

Ministrja Kumbaro jep Lajmin e Mirë për Banorët e Lagjes “Pazar i Vjeter” – Fillojnë Rikonstruksionet!

Një lajm i mire edhe për banoret e lagjes “Pazar i Vjeter”, lagjia më e vjetër e Gjirokastrës.

Ministrja Kumbaro:

”…Në 4 vjet, Gjirokastra ka vëmendjen e qeverisë, partnerëve ndërkombëtarë, donatorëve dhe sidomos të atyre që e duan vërtetë Gjirokastrën…”

Mbi 18 projekte restaurimi te banesave me te rrenuara por edhe domethenese te Qendres historike, banesa te komplikuara per nga pronesia, vendndodhja dhe degradimi disa dhjetravjeçar, do të rimëkëmben për vlerat historike dhe kulturore që mbartin. Ato janë dhe nje mundesi më shumë për t’i rijetezuar në bujtina, restorante, qendra sherbimi dhe te tjera aktivitete private fitimprurese.

 

 

Me vendimin e Qeverisë, numrit te banesave te rrënuara që do te ngrihen ne “këmbë” dhe do të marrin jetë, i bashkohen dhe disa prej tyre ne lagjen Pazar i Vjetër.

Ky lajm i mirë vjen në kohë dhe është inkurajues, flet per nisje të mbarë dhe projekte te tjera mbi te cilat duhet te vihet dore në të ardhmën, siç njihen ne këtë lagje dhe shtëpi të tjera karakteristike, Harxhi, Vehbiu, Karalliu, Zoto, Lula, Pumo, ambientet e Mitropolisë, Iljadhi, etj.

 

Vëmëndjen dhe kujdesjen e treguar lagjja “Pazari i Vjeter” e meriton.

Brenda shtëpse së madhe, Gjirokastrës, ajo është lagjja e parë pas keshtjelles që ekziston prej me shume se disa shekuj, e që ndodhet fare pranë saj.

Sipas studiuesve, fillimi i daljes së qytetit prej kalasë, pra zanafilla e krijimit te qytetit të hapur, i përket gjysmës së parë të shek XIV duke u shtrirë në hapësirën jugore të kalasë, ku ruhet mikrotoponimi “Pazari i Vjetër”, pra emri i lagjes.

Lagjia “Pazar i Vjeter”, pavaresisht kushteve natyrore e historike, shekujve renduar mbi te, mbi çatite e hirta dhe rruget e kalldremta shtrire si gishtrinjte e nje dore te plakur, ajo eshte ne kembe; e moshuar, po kockë e fortë, ndërkohë dhe e pa fuqishme per te fshehur moshen dhe pleqerine, sikunder nje gurë qemeri ne shtepine e vjeter te Jorgo Malikos, gdhendur viti 1456.

 

 

Nga regjistrimet e para, sipas regjistrit osman te vitit 1530 dhe 1583 mesojme se Pazari i Vjeter ishte njera nga mëhallat e krishtera, se banoret e saj ushtronin disa profesione midis tyre ate te zejtarit, bukëpjekësit, rrobaqepësit e këpucarit, perpunuesit te lekureve, etj. Bashkësia ne lagje, shumica e besimit ortodoks, ishte dashamirëse e shkollës.

 

Sipas shëtitësit turk Elvia Çelebi ne 1672 lagjia ishte ne strukturen e saj të plotë. Ai thote se:

“…Kur zbritet nga kalaja prej portes qe sheh nga lindja, poshte, ekziston nje lagje e te krishterëve. Kësaj i thone Varoshi i Vogël. Jane gjithsejte 200 shtepi te gjera (vasi). Ne veri te kalase, nen shkembinjte e saj gjendet çarshija e vjeter, e cila quhet çarshija e kalase. Gjithsej ka 40 dyqane te vegjel. Ne te dy anet e saj ka porta si te bezistenit”.

 

 

Histori dhe realitete, çështje të regjistruara dhe të ndodhura në Gjirokastër e më gjerë, pasqyrohen edhe ne Kodikun e Mitropolisë të lagjes, dokument me shumë vlerë që ruhet në Arkivin e Shtetit Shqiptar. Në kete lagje është Kisha e Shën Sotirit e ndertuar ne vitin 1784, e tipit bazilikal trenefesh.

 

What do you think?

Written by admin

HORDHI – Gatimi më i Shijshëm me Lëng, nga Mjeshtri Nimet Shehu!

Tek Zigai – Biblioteka e Parë në Pazarin e Gjirokastrës!