Fotografet e Gjirokastres, nga i pari qe ka qene Gravani, janinjote, nga 1910 e larte, dyqanet i kane patur ne Pazar, ne krye, ne 5 degezimet e Qafes se Pazarit. Keshtu dhe pazari e krejt zona ka qene gjithmone ne vezhgim, objekt per syrin e tyre.
Fotot e para per Gjirokastren jane anonime. I kane bere fotograf te huaj qe e kane vizituar qytetin ne kohe te ndryshme. Kane mbetur dhe sot disa foto me pamje qe i përkasin fillimit të shekullit XX. Të gjitha janë bardhë e zi dhe e paraqesin ate gjatë Luftës së Parë Botërore.
Duke kapercyer shume vite, po percjellim sot ne faqen tone nje fotografi ku jane bashke fotografet e qytetit te pas vitit 1944 atehere kur ata punonin per llogari te shtetit dhe paguheshin per punen qe benin,mesa dime pune me baze, jo me norme.
Qyteti ka patur fotografe profesioniste qe kane hapur edhe ekspozita si mjeshtri i fotografise Filip Vito, me i riu midis tyre Nardi Qendro qe iku nga kjo jete ne moshe kur nuk pritej…
Kete profesion e kane ushtruar edhe vajza e gra gjirokastrite, po dhe fotografe nga Libohova, Dropulli e krahina te tjera.
Ishte profesion i bukur dhe i kerkuar.
Ne faqen tone ne te ardhmen do te paraqesim veprimtarine e fotografeve tane, se ata e meritojne te kujtohen dhe nderohen.