Administratori i kompanisë “Trahana Lunxheria” Kiço Noti zhvilloi një takim me deputeten e PS, Klotilda Ferhati, e cila kandidon në Tiranë.
“Nuk ka më shumë kënaqësi për moshën e tretë kur tek dera e zyrës time vjen një zonje dhe më thotë, “Të jenë të shkuara Zoti Kico Noti Lunxheria.
“Të falënderoj si e sa vajza ime që e kam larg në Amerikë. Më bëri përshtypje se diskutuam për shëndetin tim, për ardhjen e vaksinave, për popullatën, folëm për biznesin, ku më falenderoi për punën madheshtore të këtij biznesi, ku unë jam administratori i punishtes Lunxheria.
E vura në dijeni për vështirësitë që ky biznes është ndërtuar me djersë, qoftë dhe me gjak dhe spekullimet e punonjësve të pa ndërgjegjshëm. Nuk llogariten dëmet ekonomike të krijuara nga spekullatorët në vite majtas e djathtas. Për tridhjetë vjet asnjë ndihmë nga pushteti lokal dhe ai qendror.
Të falënderoj bija ime për kurajon që po me jepni. Do punoj pa u lodhur duke zbatuar ligjet në fuqi dhe përmirësuar cilësinë.Dera e zyrës të Kiço Notit është e hapur majtas e djathtas. Janë të mirëpritur, bukë e kripë e zemer të bardhë. Me respekte administratori Kiço Noti Lunxhëria”, u shpreh biznesmeni Noti.
Ndërsa deputetja Ferhati u shpreh se në takim u zhvillua “një bisedë e këndshme me Kiço Notin, banor i Njësisë 3 Tiranë, i cili ka ngritur dhe zhvillon me sukses nëpërmjet firmës “Lunxhëria”, një biznes në sektorin ushqimor duke ruajtur njëkohësisht dhe traditën e zahireve shqiptare si trahana, rosnica etj”.
“Mësojmë nga mençuria, puna dhe duart e arta të sipërmarrësve.Vijojmë mbështetjen për biznesin në mandatin e tretë të Partisë Socialiste!”, tha ajo./Bohem/