Në shtator të vitit 1930 ne Gjirokaster mbi bazëen e nje programi të “Gruas Shqiptare”, shoqate që drejtohej nga mësuesja Urani Rumbo, u punua për ngritjen e zejeve te tradites vendase dhe kultivimin e krimbit të mëndafshit.
Shembullin e parë e dha mesuesi Sadik Çelo që e kultivoi ne shtëpi të tij dhe Urania ne dhomat e shkolles Koto Hoxhi ne lagjen Varosh. Nga Ministria e Ekonomise Kombëtare u sigurua dhe nje kredi per ngritjen e nje parcele me mane dhe u bë mbjellja e tyre.
Nga provat për fshikëzat e para të mëndafshit të realizuara në shtëpinë e mëesuesit Sadik Çelo u morën 32 kg fije mëndashi. Prodhim u sigurua edhe nga shpërndarja e krimbave te mëndafshit ne dhomat e shkollës ku shërbente vete Urania, nxënësit dhe gra te qytetit që udhëzoheshin nga një specialist Italian.
Për këtë nismë, gazeta “Demokratia” shkruante se “në kohët e shkuara kjo industri ishte shumë e zhvilluar, por më pas u la pas dore”.
Nga kultivimi i krimbit te mendafshit në Gjirokastër u fillua përseri aty rreth viteve `65 e deri afer viteve `80.
Para se te fillonte shtimi i tij, u eksperimentua tek Xhemaliu, ne magazine te ndermarrjes bujqësore dhe ai doli me sukses.
Nisur nga kjo, u krijua nje plantacion me mana, prej Teqese se Zallit gjer ne rrugen automobilistike Gjirokaster-Sarande. Edhe pse zona ishte zhavorishte, Aliqi, manat paten nje zenie per t’i pasur zili. Grumbullimi i fshikzave (prodhimit) te krimbit behej ne Fabriken e Lëkurëve.
Nuk dime dhe sot në Gjirokastër e fshatrat rreth saj te merret kush me prodhimin e mëndafshit që eshte nje biznes me leverdi e që, siç është quajtur, “Mbreti i pëlhurave”, ka magjepsur tërë botën, nga mbretërit e lashtë, e deri te njerëzit e thjeshtë të ditëve tona.
Sa per kuriozitet, krimbi i mëndafshit end për dy ditë e dy netë një fije të vetme të gjatë 1.500 metra, katër herë më e gjatë se lartësia e një grataçele.