in

Me hidherim njoftojme se eshte ndare nga jeta gjirokastriti Haxhi Aliko, Profesor, pedagog dhe shkencëtar me vlera të jashtëzakonshme

Me hidherim njoftojme se eshte ndare nga jeta gjirokastriti Haxhi Aliko, Profesor, pedagog dhe shkencëtar me vlera të jashtëzakonshme.

“Një personalitet i shquar i Shkencave Veterinare, me kontribute shumëvjeçare si drejtues katedre i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Angazhimi i tij më pas në politikë si Deputet dhe Ministër i Bujqësisë, i dha një dimension të ri dhe me peshë, profilit të këtij personaliteti të shquar.
Kam patur fatin të isha student i tij, i frymëzuar nga formimi, stili i tij i veçantë pedagogjik, mënyra e komunikimit dhe elokuenca e pashembullt.

Mbi të gjitha do ta kujtoj gjithmonë si një burrë fisnik dhe me integritet të lartë”, shhkruan ne faqen e tij ne fb ish ministri i Bujqesise Edmond Panariti.

Lamtumirë Profesor Aliko!

x     x     x

Prof. Haxhi Aliko ka shumë vlerësime, tituj e dekorime në jetën e tij. Ai eshte vlweresuar edhe nga Senati i Universitetit Bujqësor te Tiranes me titullin e lartë “Profesor emeritus”, në shenjë nderimi e respekti ndaj punës dhe për gjithçka që ai mundi të jepte për të mirën e shkollimit dhe për rritjen e standardit të profesionit veterinar.

Jeta e profesor Alikos është e lidhur ngushtë me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, në të cilin u shkollua dhe zhvilloi një karrierë të shkëlqyer akademike 35-vjeçare, duke e filluar si asistent lektor dhe duke vijuar si titullar i lëndës “Fiziologjia e Kafshëve Bujqësore”, përgjegjës i Katedrës “Fiziologji-Biokimi” për 16 vjet dhe deri në Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës për 4 vjet.

Si pedagog, Prof. Haxhi Aliko ka qenë kompetent i padiskutueshëm në lëndën e fiziologjisë dhe njëherësh tepër metodik e serioz në raport me studentët. Njohuritë e thella, qetësia dhe elokuenca në përçimin e njohurive si dhe formimi i tij kulturor universal, ishin tiparet dalluese që i dhanë atij statusin e një profesori autoritar në mjedisin universitar. Edhe sot e kësaj dite, gjenerata të shumta të studentëve i kujtojnë me nostalgji leksionet e mrekullueshme të Prof. Alikos.

Në kërkimin shkencor Prof. Haxhiu do të mbahet mend për punën serioze dhe këmbëngulëse. Ai i pari filloi dhe udhëhoqi studimin e sëmundjeve metabolike në kushtet e prodhimit blegtoral të vendit, duke hapur shtegun e një kapitulli të ri modern të mjekësisë veterinare.

Aktiviteti shkencor i Prof. Alikos është reflektuar edhe në atë botues. Me emrin e tij numërohen 37 artikuj shkencorë, 7 tekste mësimore, 3 libra e monografi, 7 udhëheqje disertacionesh si dhe botime të tjera të botuara në periodikë të ndryshëm të kohës.

Në funksionin e Rektorit, ai u shqua per integritetin dhe profesionalizmin e tij, duke bërë që të mbahet mend si nj ndër drejtuesit më seriozë dhe me integritet të UBT.

Prof. Haxhi Aliko mbetet një nga personalitetet me gjurmë të pashlyera në historinë e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. 

What do you think?

Written by admin

Kur banorët gjirokastritë shkonin në këshillin e Lagjes për të marrë mysafir një artist popullor

Fakt i rralle, në burgun e kalasë së Gjirokastrës një grua lindi një foshnje dhe ja cfare ndodhi me pas…