in

MATURA `57 – Kujtuar nga ish-Maturantët e saj pas 45 vjetësh më 20 shtator 2002!

Kujtese/ Në Nëntor te ketij viti shkolla e mesme e përgjithshme ‘Asim Zeneli” në qytetin e Gjirokastrës feston 95 vjetorin e krijimit.

 

Me këtë rast Gjirokastra Online ne faqet e saj do te percjellë fletë nga historiku i shkolles në vite; kujtime, foto, dokumente etj. Ftojmë pedagogët e ish nxënesit të shkruajnë dhe te dergojne foto, për t`i botuar here pas here në faqen tonë.

 

Këtë radhë po ju njohim:

 

MATURA `57 – Kujtuar nga ish-Maturantët e saj pas 45 vjetësh më, 20 shtator 2002!

…Fjalë, humor, të qeshura, dritë e trishtim bashkë, por dhe lotë, kujtime të largëta e të afërta, histori e ndodhi të fshehta për miqësi e dashuri shkolle, për ndarje dhe qejfmbetje.

 

Shumë gjëra kanë lëvizur. Në festë nuk janë të gjithë. Mungojnë Ilia Xhavara e Dhimitër Llapushi.
Asqeri Guri dhe Dhamiano Komata urojnë me celularë nga Amerika dhe Selaniku, të tjerë nga Kanadaja e Italia. Nuk rrojnë: pedagogët Vangjel Kostaqi, Basho Thomai, Aleko Pano, Dimo Zhivkoviç, Jorgo Rafti.

 

Të ardhurit në festë komentojnë 45 vite bashkë, disa me kontribute në fusha të ndryshme si Afat Serjani, Viktor Kabili, Jorgo Malita, Faik Cinaj, Afrim Ceço, Asqeri Guri, etj. Reshat Vishe, ju uron mireseardhjen ne qytetin dhe shkollen që per “kater vjet i rriti dhe perkundi me ninullat e letersise e i shëtiti neper hullite e shkencave te ndryshme”.Pershendeti ish mesuesin që u ndodh në takim, Ferhat Hashorvën, nismëtaren e takimit, shoqen e nderuar Aferdita Mezini, duke i kujtuar vargjet e Gavril Darës

“ Mori bijlë, bijlë e Lalës, moj e bukur e mriturës, pse na çon motnë e shkuar”.

 

Nga koha e shkollës e deri sot…jeta është e dashur për këdo por dhe aq e ashpër njëkohësisht. Kandari nuk ka shkuar njësoj për të gjithë. Disa i ka përkëdhelur pa masë, ca të tjerëve u ka shkurtuar sytë, disave u ka thyer “dhëmbë e dhëemballë”( si Niko Dhoskës), disa të tjerëve u ka rrjepur kokën e me të tjerë është treguar më mizore, u ka marrë jeten para kohe e në kujtim të tyre mbahet një minutë heshtje.

 

Afërdita Mezini, ylli i gjimnazit e një ndër vajzat më të bukura të qytetit, Eli Papandoni dhe sot dritë në fytyrë, Niko Dhoska, Loni Xuhano, Lavdërim Çoçoli, Neshet Muçaj nga Pogdradeci, Vasil Krongo etj, të gjithe ndihen të lumturuar nga ky takim mbresëlënës. Tregojnë kujtime dhe ngjajnë me personazhet e një filmi të huaj, ku ish maturantë, 80 vjecare, mbledhur në ditën e përkujtimit të maturës, rrëshqasin në parmakët e shkollës.

 

45 vjet. Kohë e kujtime bashkë. Kameramani fikson ngjarjen, cdo detaj të saj, edhe rreshtat mbi fletët e ditarit të kujtimeve që “përkëdhelet” fletë pas flete…

 

13 maj 1957.
“Mos më kujto kur të më shikosh, por shikomë dhe pastaj më kujto. Mos harro Elin e klasës, atë vajzë të vogel, të shoqëruar gjithmonë e të qeshur-Niko Dhoska.”.

 

“Zura një mik, Janin nga Derviciani. Ky mik sa larg të jetë ushqen ndjenja bujarie të një miqësie të thjeshtë e modeste.- Neshet Muçaj nga Pogradeci.

 

“Kaluan ditët më të bukura në bangat e shkollës, kaluan shakatë, gëzimet dhe hidhërimet e çastit por a mbaroi shoqëria?! Pa diskutim që jo. Ajo ditë ruhet e freskët në zemrën time. Bija e regjimentit, si motër Hëna Mamaca”.

 

„Edhe kur të të kenë pushtuar sukseset më të mëdha, edhe sikur një lavdi ose admirim të madh të kesh fituar, edhe atëherë të mos shikosh lart pa hedhur një sy atyre që të përshëndesin.Krenaria të mos shfaqet jashtë trupit tënd, mjafton që ajo të jetë brenda shpirtit tënd. Për jetë do t’iu kujtoj, Reshat Vishe”.

 

“Ju ditë ngeleni në mendjen time si një shok i mirë, i sinqertë, i shoqërushëm -Afërdita Mezini”.

 

“ Të jap fjalën e nderit se nuk do t’iu harroj, do ju përshëndes e përqafoj me respektin më të madh. Si motër Lizeta Çene.”

 

“Shkolla si nënë na bashkoi dhe vllazëroi për 4 vjet.Tani na lëshoi nga prehëri i saj drejt jetës…-Lado Coçoli“..

 

“Në kapakë të ditarit të vjetër, rënduar nga vitet, firmat e 60 maturantëve dhe shënimi me gërma kapitale” Harresa është vdekja e shoqërisë!”

 

…Ish maturantët ndaj dhe u mblodhën, për t`i qëndruar besnik fjalës që thanë e firmosën, 45 vjet më parë…

 

(Pjese e shkëputur nga libri “Rilindësi Gjirokastrit Thoma Papapano (Çuçi)” e autorit Andon Lula.)

 

What do you think?

Written by admin

Fotaq Kekezi – Mësuesi i Normales që Përgatiste Albume, Eksperimentonte, Shkruante Letërsi dhe Vizatonte me Bojë Kine!

Libra për Historinë, Traditat, Kulturën dhe Personalitete të Gjirokastrës të autorit Andon Lula!