in

Malo Kafexhiu që bënte Kafe për Shije e Muhabet nga Vitet `30 e Lartë në Zonën e Pazarit!

Në Qafën e Pazarit e 5 degezimet e saj ka patur shume kafene që mbanin emrat e pronareve po në shumicë sherbenin te tjere, me qera.

 

Kafe që pëlqehej nga te gjithe bëntë Ismail Aliu që, 20 vjet punoi kafexhi në Selanik, Stamboll e Janine dhe në Gjirokaster erdhi në `30-ën.

 

 

Më parë kafenë e bënte ne një teneqe te madhe, si mangall, ne prush e rere te nxehte. Dilte dhe me tabaka ne dore, dyqan me dyqan, tek kasapet dhe perimeshitesit e markatos.

 

Kështu pak kohe po pastaj, me ftese te Cile Mukes, nisi pune kafexhi dhe kamarier në “Bella Venecia”, kafe-restorant në Shesh te Çerçizit, lokal i preferuar nga paria, intelektualet dhe te ardhurit nga Tirana.

 

Malua, siç i flisnin shkurt, njihej kafexhiu me i mire ne zonen e pazarit. Shërbente me kulture, pije e kafe, rallë ndonjë meze te “hollë”, priste dhe i percillte klientet me buzë ne gaz.

 

Si të gjithë, edhe ai mbante këmishë të bardhë dhe papion. Pijetoren e mbante bus, shkëlqente nga pastërtia. Nuk ndodhte që ta fshinte apo ta lante ne mengjes, kur hapej dita, po ne mbremje, me mbarimin e punës. Ishte rregull dhe disipline për të e për te gjithë, pronarë apo qeramarrës.

 

Kështu kujtohet, keshtu ka mbetur kur flitet per te. Kryesorja bente kafe per t`u molloisur, për shije e muhabet, më mirë se kudo gjetke, tek kafja e Adem Beut, e Bame Tauzit, e Kashahut, Kafenenë e Prefektures tek Rrapi e ne cdo tjetër, ato nen kube, Rrugen e Varoshit, tek Naka etj.

 

Pas vitit 46-te Malua sherbeu bufetier dhe kamarier ne Sopoti, Çajupi, tek Kubeja deri ne 1968, kohe qe doli ne pension.

 

Malo Kafexhiu eshte babai i Fejzo Aliut, që sot ne Gjirokaster njihet nga bletërritesit e famshem të qytetit dhe kryetar i shoqates po që ne kohen e sistemit te kaluar ka punuar ne Turizëm, hotel Çajupi i sotëm.

 

Malua me vitlindje 1904 u nda nga jeta me 1986.

 

What do you think?

Written by admin

Valltaret e Famshme të Shkollës së Mesme të Dervicianit të vitit 1977!

Mirësevini tek Mëma – Shpella e Mrekullueshme Nënujore e Liqenit të Viroit në Gjirokastër!