Skuadra e futbollit të qytetit të Gjirokastrës ka fituar sot ndaj Delvinës në fushën kundërshtare me rezultatin 1 – 3.
Kjo fitore e Luftëtarit rrit shpresat per nje rikthim në kategorinë superiore, aty dhe ku duhet të jetë ekipi i një qyteti me traditë në futbollin Shqiptar, e ne disa raste përfaqësuese ne kompeticionet europiane.
Ketij suksesi premtues nuk mund te mos i bashkohet edhe mbeshtetja financiare dhe vullneti i drejtuesve lokale qe padyshim ka ndikuar te rezultati pozitiv.
Fitoren e ka pergezuar se bashku me sportistet edhe Kryetari i Bashkise Z. Flamur Golemi, i cili me ane te faqes se tij ne FB u shpreh:
Përgëzime Luftëtarit për fitoren e sotme 3 me 1 përballë Delvinës. Një ndeshje e shkëlqyer që do të mbahet mend gjatë. Asgjë s’e ndal dot përpjekjen tonë për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, aty ku e meritojmë plotësisht dhe ku përkasim historikisht. Besimplotë se do të vijë dita