Libohova eshte e degjuar per buken e shijshme por edhe per prodhimin e djathit, me nam ne gjithe vendin.
Kujtojme se pas luftes deri ne vitet 60 barinjte libohovite e benin djathin vete me napa dhe e shisnin te njome tek banoret te cilet e konservonin ne fuçi druri e pafille dhe e mbanin ne vende te fresketa dhe e konsumonin gjate gjithe vitit.
Sipas libohovitit Jani Rafti, çdo familje merrte rreth 70 – 100 kg djathe te bardhe ose fete sic quhej.
Pas vitit 1960 ne lagjen Teqe-Fushe u ngrit nje baxho qe eshte dhe sot, me baxhoxhinj Afret Mahmuti e Refat Dalani nga Lazarati, mjeshter ne perpunimin e qumeshtit.
Pak kohe ketu punoi edhe Kasem Isufati nga Libohova.
Ne kete baxho grumbullohej qumushti i zones se Libohoves, fshatrave Suhe,Labove e Kryqit etj.
Prodhohej djath kackavall,djath i bardhe fete dhe gjalp te cilesise shume te larte.
Fakt eshte se nga kjo baxho nje pjese e prodhimit merrej nga Drejtoria e Pritjes deri afer vitit 1990.
Ne Libohove ne vitet 1970 u hap dhe nje punishte qumeshti tek kati i pare i hotelit te vjeter tek Zhepa ne qender ku punonin si baxhoxhinje libohovitet Hysni Ruli dhe Besim Tusuni ku amballazhohej qumusht,kos e gjalpe per furnizimin e qytetit si dhe akullore per klubin,prodhohej dhe djath i bardhe fete.
Me vone u ngrit dhe nje fabrike tjeter me kapacitet te larte perpunimi.
Djathi me emer i Libohoves edhe sot sic thone barinjte e ka bazen ne mjeshterine e perpunuesve te qumeshtit por dhe kullotat e zones qe kane bar te holle e aromatik dhe qe i rreh dielli gjate gjithe dites.