in

Libër për fisin Lazaj të fshatit Golëm të Gjirokastrës, por jo vetem… Nga Agron MEMA

Një libër i shkruar për një fis, është patjetër me vlera të mëdha. Është një kontribut jo vetëm memorialistik i pemës gjenealogjike të fisit, por edhe me qasje kulturore, historike, folklorike, zakonore të gjithë fshatit e më gjerë në trevat e tjera ku shtrihen miqësitë dhe krushqitë.

Se një fis është një pjesë e brendashkruar e perimetrit trashëgimor të fshatit. Dhe si e tillë ngjarjet janë të përziera në plotësi.

Lexon këtë libër të shkruar me dashuri dhe mes rreshtash njihesh me zakonet e Golëmit, rrjedhën e jetës së njerëzve të këtij fshati nëpër udhëtimin e shekujve. Njeh gjithshka që oshtinë e shkrirë në jetën e përditëshme, darametet, dasmat, gjëmat, vajet e kujet, këngët, amanetet, veshjen, ushqyerjen, punën dhe profesionet, luftrat dhe rezistencën.

Nga libri fantazia shëtit nëpër male, zbret në brigje e kodra, pushon nëpër burime ujëftohta e kuruese si ato, shtrihet nëpër fusha e tret vështimin në gryka e hone dhe syri të pushtohet nga gjebërimi, nga lëndinat e mbulura me lule të shumta e kundërmuese, nga jehona e zileve dhe këmborëve.

Të rrethojnë kujtime, ngjarje, trimërira, dinakërira, zgjuarsira e xudhira tipike golëmase me jehonën e tyre shekullore. Natyrisht që boshti është fisi Lazaj, po rrotull tij vërtitet edhe pjasa tjetër e fshatit. Mes këtyre përjetimeve dhe ndjesive sepse të përkëdhelet sedra dhe krenaria, vijnë afër të afërmit e larguar nga jeta e loti t’a pushton syrin nga dhimbja, ngashërimi të mbulon shpirtin e zemrën t’a shtrëngon trishtimi.

Ata prehen aty të vetmuar nga të gjallët se koha pruri rrethat, ndaj i sheh e përjeton një ndjenjë shqetësimi nëpërmjet një drithërime trupore. Vjen fshati, Golëmi si një kështjellë përrallore e ngritur nga fantazia e banorëve të tij. Nëpër faqet e librit, mes njohjes së këtij fisi, autorët kanë ditur të ndajnë gëzimet nga hidhërimet me finesë, urtësi e mençuri, sepse ka edhe nga ato që mbeten vetëm në memorie e s’duhen të shtrihen më tej.

Dhe kjo vjen nga rrahja e mendimeve së toku si bashkëautorë. Nëpër rreshta e shkronja njeh lidhjet e sinqerta dhe të vlefshme mes banorve të fshatit dhe mes fshtrave të tjera. Lexon librin dhe mes faqeve dhe fotografive të duket vetja se i përket një bote tjetër. Të tillë forcë magjike japin episodet.

Parakalojnë nëpër faqe të librit Lazajt kryelart e krenar nëpër rrjedhën e viteve. Dhe sëbashku me ta edhe fshati e më tej. Autorët kanë mundur mes një pune të mundimshme e të kushtueshme, pa stolisje të neveritshme, të na sjellin të gjallë, të thjeshtë, të bukur ashtu si është, historinë në shekuj dhe etapa historike në zhvillimet politiko-shoqërore.

Ka episode dhe fragmente që djegin si zjarr, por autorët kanë ditur të përballojën emocionet, sepse ideja e tyre është që të ngjallin dhe forcojnë frymëzimin e njohjes në breza. Kanë kaluar kohë dhe ky komunikim historik ka qenë mbuluar me heshtje.

Të tilla kanë qenë kushtet. Ndërkohë që autorët me shenjën e kujtimit nër faqet e librit, na sjellin këtë hajmali të vyer që thotë shumë me bujari të pakursyer. Duket midis rreshtave pritja. Autorët prisnin…prisnin…Prisnin realizimin e ëndrrave të përbashkëta, kurorëzimin e botimit të librit. Dhe ja ku e kemi me një realizim të vlerësueshëm duke i imponuar vetes durim dhe këmbëngulje. Herë-herë vë buzën në gaz mes bëmave që nuk u mungon humori dhe ironia, karakteristikë e banorëve golëmas. Pra, si përfundim, them se kemi një pjesë të së tërës që plotësojnë njëra-tjetrën në një mardhënie të brendshme të harmonizuar.

Nuk më mbetet tjetër veçse fjalët përgëzuese për autorët dhe uroj që të bëhet nxitje për të patur sa më shumë botime të tilla që historia të shpluhuroset, të flasë e të tregojë e të mos varroset, por të udhëtojë nëpër breza si domosdoshmëri jetike.

What do you think?

Written by Admini

Thoni fjalë të urta dhe kë doni më shumë: gomarin,qenin,maçen apo kokoshin!

Kujtesë/ Shoferi profesionist Turabi Bixhaku i lidhur fort me punën dhe shoqërinë