– Levizni o kembe e duar, te hani buke e lakruar.
-Puno si rrop, e rro si Zot.
-Puna te ben njeri.
-Kush ka mbjelle do te korre.
-Po punove, çoç fitove.
-Danger- dung kembore madhe qumeshti gjysem okare.
-Nuk behet vreshti me urata po me kazma e lopata.
-Fjaleshume e pune pak.
-Mos i shiko gunen po shikoi punen.
-Punen e sotme mos e ler per neser.
-Kush s’punon dheut i rendon.
-Nuk bejne te gjitha mizat mjalte.
-Sa kam qejf per are, aq paça qe e fare.
-Mbollen te tjeret hengra une, do mbjell une qe te hane te tjeret.
-Kush rri nden peme i ha dhe kokrrat.
-Puna te nxjerr faqebardhe.
-Kalliri me buke e mban koken poshte, ndersa ai pa kokrra e mban lart.
-Puna e rinise jorgan i pleqerise.
-Korre e shire e tok ne leme.
-Lesh ne leme.
-Si te mos gatuaj..
-Punon si ne ane te lumit.
-Pemen pa kokrra se qellon njeri me gure.
-Burri me thes e gruaja me gjelpere ne nje shteg dalin.
-Ç’ja sheh syri ja ben dora.
-Ugari i janarit, vlagu i beharit.
-I punuari me mend i qendruari ne vend.
-Kali i mire shton tagjine.
– Ndihme o Perendi; tundu te te ndi.
– Nuk nxirret dhjame nga pleshti.
-S’bie ngahera lumi kucura.
– Ne are s’gjykon vetem fara por dhe ara.
Keto fjale te urta dhe shprehje për punën jane vetem disa, dini të tjera?!
Përgatiti për gjirokastraonline Koço Mosko