in

Namik Lani – Shoferi Gjirokastrit 77 Vjeçar i Pandarë nga Profesioni dhe Librat

Për profilin e shoferit Namik Lani mund të shkruajmë shumë po ajo që e dallon, e bënë të “përvecëm” nga të tjerët, është lidhja e tij e pandare me profesionin dhe e gjate me librat.

Është 77 vjeç dhe 50 vjet ne timon, me vleresime ne cdo ndermarrje ku ka punuar, po me gjate ne ate te ndërmarrjes tregtare të artikujve të ndryshëm që destinacion të parë kishte furnizimin e njesive të pazarit dhe ato të lagjeve.

Namiku ishte njeri nga shoferët e pazarit me karakter dhe personalitet të spikatur që  karakterizohej profesionist në zanat, i qetë në marrëdhënie me klientët, i pasionuar pas librave dhe i padëgjuar për ndonjë aksident.

Udhetonte me shumë jashtë Gjirokastrës, në rrugë të gjata, në Tiranë, Durrës dhe Bregdet, po dhe në veri të vendit, ditën dhe natën. Për mirëmbajtjen e mjetit bënte dhe punën e mekanikut dhe pas cdo udhëtimi e kontrollonte se mos kishte ndonje defekt.

Sic tregojne, ndodhte  që, për të fituar kohë në furnizimin  e dyqaneve, me bukë, mish, fruta e perime, jashtë kohës së punës dhe pa shpërblim, në shumë raste mjetin e shkarkonte vetë, sa kthehej nga udhetimi.

Atë e mbante në gatishmëri dhe kabinën e kishte si ‘dhomë leximi” me libra që i lexonte ne “kohën e lirë”, gjatë ngarkesës apo shkarkimit të mallit. Ishte anëtar i bibliotekës së qytetit, i vlerësuar nga lexuesit më të rregullt të saj.

Përvoja ne zanat e në leximin e librave, romaneve të vendit dhe të huaja, e përgatiti edhe për ekonominë e tregut të cilës iu përgjigj menjehere pas vitit 1990.

Në timon e pranë librave ai ngriti dhe biznesin e tij dhe sot është sipermarres, me magazine në Gjirokastër e Tiranë, krenar që ka perfaqësi të firmave te njohura te ushqimeve.

Për moshë që ka 77 vjeç dhe ekonomi që ka ngritur, shokët e moshës dhe i thonë:

“Po rri rehat o Namik, boll punove!” po ai ka vetëm një përgjigje: Do  shendet dhe udhetime. Në punë e me lexime ndihet mire, ne Gjirokaster e large saj, ne rruget e vendit dhe te Evropes.

What do you think?

Written by Admini

5 Arësye Përse Duhet të Përdorim me Patjetër Uthullën e Mollës në Kuzhinën Tonë!

“Lëvizni o Këmbë e Duar, të Hani Bukë e Lakruar” / Fjalë të Urta dhe Shprehje për Punën nga Gjirokastra. Dini të tjera?!