in

Lajm i Mirë Që Na Gëzon: Ismail Kadare – Oficer i Madh i Legjionit të Nderit!

Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare është vlerësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

“Është një traditë për datën 1 janar, ku personalitete të njohura të kulturës dhe sportit bëhen pjesë e promovimit të Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, shkruan legifrance.gouv.fr.

E themeluar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802, Legjioni i Nderit është më i larti i dallimeve kombëtare franceze. Sot, ajo ka 92,000 anëtarë, të shpërblyer për meritat e tyre të shquara në shërbim të kombit.

Per kete lajm te gezuar ne diten e pare te vitit 2020 ne faqen e saj ne Fb shkruan edhe ish-Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro:” ISMAIL KADARE – Oficer i Madh i Legjionit te Nderit! Ka vetem 250 te tille sot ne France. Nuk mund te fillonte me mire ky vit 2020!”.

What do you think?

Written by Admini

Ja Ku e Kalonin Darkën e Ndërrimit të Viteve  Shoferët e Linjës të Autobusëve të Udhëtarëve të Tiranës kur Vinin në Gjirokastër!

Ja pse nxënësit e shkollës “Urani Rumbo”të Gjirokastrës festuan Vitin e Ri së bashku me nxënësit e shkollës “Eftali Koçi” në Durrës!