in

Lajm i hidhur nga Kanadaja e larget: Eshte ndare nga jeta gjirokastriti fisnik Demir Kumbaro!

Per kete lajm te hidhur na shkruan Alketa  Zeko Kumbaro:

Per te gjithe dashurine dhe respektin ndaj prinderve te dyte te mi ne vendin tim te rilindjes te larget.

Ne 11 Shtator u nda nga jeta babai i shokut tim te jetes, gjyshi i djemve te mi dhe babai im i dyte Zotniu Demir Kumbaro. Ai u largua nga ne vetem 5 muaj pas ndarjes nga jeta te shoqes se tij Fero e cila na la ne 7 Prill.

Ne dy data te shenuara ne historine e botes u larguan prinderit nga ne sepse ishin per tu kujtuar perhere ashtu sic kujton historia per vit evenimentet e kohes.

Te dy i njoha kur u zhvendosen ne Kanada te jetonin me ne. Te dy u lidhen me ne si qiriri me fitilin. Te dy kontribuan ne forcimin e lidhjes tone si familje dhe mbi te gjitha te dy dhuruan shume dije, edukate civile dhe kulture per te dy djemte tane, Aldrit dhe Kaltrin. Djemte u bene pupushet e shpirtit te tyre, ata ishin fryma e tyre dhe mbi te gjitha ishin krenaria e dinjitetit te larte qytetar qe te dy e kishin ne majat me te larta.

Kombinimi i asaj krenarie civile, kulture dhe njohurie i beri te dy te adaptoheshin ne jeten e nje vendi komplet ndryshe qe nga kultura, zakonet, popullsia dhe mbi te gjitha gjuha. Por, kur njeriu merr bllokun dhe lapsin ne dore qe te mesoje pak nga pak edhe ne nje moshe te thyer gjuhe, shprehje qofte dhe idioma, krenaria dhe dinjiteti civil ngjitet ne nje shkalle me te larte.

Ashtu ishin te dy, me deshiren per te mesuar, adaptuar dhe inkurajuar njeri tjetrin qe nuk ka gje qe nuk behet ne kete vend. Roli model qe te dy luajten ne drejtim te edukates dhe kultures rrjedhoi ne edukimin e femijeve tane ne emigracion.

Ai rol me frymezoi mua si nene dhe Dritanin si baba te ngjitim librat ne duart e femijeve, te perqafojme te miren e historise dhe letersise, te valvitim flamurin e vlerave te larta dhe te perdorim gjuhen e llogjikes jo te cmires dhe pasionit te semure.

Fjalet serioze e plot peshe te gjyshi Demos dhe humori i holle e i zgjuar gjirokastrit i nena Feros do ngelen perhere ne kujtesen tone familjare sepse lane gjurme te thella gjate gjithe ketyre viteve.

Kanadaja ju dha te dyve shumefishin e shperblimit te punes se tyre ndaj kontributit te rritjes se femijeve tane. Kanadaja ju ngrohu shpirtin me miresine sociale, me shumellojshmerine e kulturave qe per fat ata e shijuan qe nga restorantet italiane, ishullore, kineze e indiane. Muzeumet po ashtu te kulturave te ndryshme dhe parqet jeshije te nderruara sipas stineve, ashtu sic ju a kishte enda atyre.

Kanadaja ju dhuroi lart ne toke dhe ne qiell kur flamuri kanadez shtrohet me tulipan te kuq ne bar jeshil dhe kur avionet ushatrak fluturojne ne qiell e lene gjurmet e figurave te ndryshme te vendit duke paguar cdo vit ne shtator tributin ndaj historise, pamvaresise dhe krenarise se kombit te tyre. Kenaqesia ne fytyrat e tyre shprehej me madheshti. Shoqeria e tyre ketu u zgjerua dhe jashte rrjetit familjar. Ata ruajten marredheniet me miqte e vjeter kudo qe ishin por ngriten dhe marredhenie te reja ketu ku jetuan. Vizitat, darkat e Bajrameve dhe ditelindjet qe ata festuan midis nesh dhe me shoqerine tone do ngelen ne kujtesen tone si evenimente te lumtura sociale qe ata drejtonin tavolinen dhe muhabetin e embel.

Humori dhe serioziteti ishin dy shoke te pandare ne gjithe epoken e tyre te gati 18 vjeteve ne Kanada. 18 vjet eshte nje kohe e gjate per te ngritur fole te re dhe ata e ngriten me dinjitet, dashuri, ngrohtesi dhe shume klas. Ndarja nga jeta njeri pas tjetrit ishte shume e veshtire per te gjithe ne. Guri i lodhjes se pleqerise theu xhamin e  pasqyres ne mur dhe jeta e tyre u nderpre. Qiriri i tyre u dogj ne kete dynja por fitili do vazhdoje te digjet ne dynjane e eternitetit.

Femijet e tyre te mbrekullueshem Liljana, Teuta dhe Dritani do vazhdojne te ndezin qiririn e vlerave te larta dhe kultures qytetare. Femijet tane do vazhdojne te pasojne fitilin ne brezat e ardhshem dhe nena e shtrenjte dhe gjyshi i embel do ngelen ne shpirtin dhe buzeqeshjen tone per aq kohe sa qiriri tone te ndricoje ne kete jete.

Me Miresine e Allahut te Madh dhe me Meshiren e Tij shpresojme qe shpirterat e tyre do qetesohen perhere ne paqen e premtuar per njeriun e mire dhe besimtar.

Me shume dashuri nusja por sic me thoshnin vajza e tyre e trete

Alketa Kumbaro

Toronto , Canada

12 Shtator, 2022

What do you think?

Written by admin

Këngëtarja e dashur edhe per publikun gjirokastrit sot ka ditelindjen!

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare “Mjeshtri i Madh” i violinës Hetem Qerimaj