in

Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta pedagogu i Universitetit te Gjirokastres Gezim Rredhi

Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta pedagogu i Universitetit te Gjirokastres Gezim Rredhi.

Gezim Rredhi, pedagog i universitetit Eqrem Çabej te Gjirokastres ka nderruar jete aksidentalisht.
Ngjarja e rende ka ndodhur ne kopshtin e shtepise se tij neKsamil te Sarandes ndersa ishte duke mbledhur ullinj.

“Në këtë jetë qëndrojmë vetëm një moment, por gjurma që lëmë pas, mbetet përgjithmonë”.

Përjetë i paharruar prof.dr. Gëzim Rredhi!

Universiteti i Gjirokastrës humbi sot një prej njerëzve të saj më të mirë.

Prof.dr. Gëzim Rredhi u largua papritur dhe në mënyrë të parakohshme, por la pas vetes një pasuri të madhe studimore.

Studiues i njohur i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe jo vetëm, drejtues në disa pozicione të rëndësishme në UGJ, zv/dekan i FESHSH, anëtar i Senatit Akademik për disa mandate, pedagog i brezave të tërë studentësh, përkthyes dhe hulumtues, prof.dr. Gëzim Rredhi do të kujtohet përherë me admirim dhe respekt nga të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

Ngushëllimet më të thella familjes!

Universiteti “Eqrem Çabej”- Nga faqja Zyrtare.

What do you think?

Written by admin

Blendi Gonxhja:RETRO N’SOKAK ne kujtime dhe foto

Arkile Llapa/ Kujtime dhe foto per 50 vjetorin e matures 1972 ne shkollen e mesme Asim Zeneli te Gjirokastres