in

Lajm i hidhur : Eshte ndare nga jeta inxhinieri i njohur gjirokastrit Albert Lenja

Lajm i hidhur qe na trishton te gjitheve: Eshte ndare nga jeta inxhinieri i njohur gjirokastrit Albert Lenja, njeri prej me te njohurve te qytetit te Gjirokastres para dhe pas viteve 90, me kontribute te vecanta edhe si punonjes dhe drejtues i sektorit te urbanistikes te kryeqytetit.

Pas mbarimit te studimeve dhe diplomimit inxhinier hidroteknik ne univerisitetin e Tiranes, Alberti nisi karrieren e punes ne Gjirokaster, ku punoi si inxhinier i thjeshte e me pas drejtues i ndermarrjes se bonifikimit.

Per nje periudhe te gjate punoi edhe ne zyren e urbanistikes te Bashkise se qytetit ku u vleresua per kontributin e tij te vecante ne studimet e zbatimin e projekteve ne fushen e arkitektures , ne restaurimet per rritjen e vlerave muzeale te Qafes se Pazarit dhe territorin rreth saj e me gjere, per veprat hidroteknike qe projektoi dhe zbatoi jo vetem ne Qarkun e Gjirokastres por dhe me gjere.

Me pas punoi ne zyren e urbanistikes te Bashkise Tirane.

Kudo ku ka punuar eshte shquar per profesionalizem te larte dhe marredhenie te ngrohta shoqerore. Ne shoqeri me te ndiheshe mire dhe i vleresuar . Ishte i qete e buzagaz, i mirepritur me sjelljen e tij qytetare, vizionar dhe fisnik nga shpirti.

Me ndarjen e tij nga jeta familja humbi njeriun e saj te shtrenjte dhe shoqeria nje koleg dhe shok te dashur.

U prehte ne paqe shpirti i mire i qytetarit shembullor dhe inxhinierit te talentuar te Gjirokastres e me gjere!

What do you think?

Written by admin

Nje foto, nje kujtim/ Ne diten e bukur te 1 Qershorit te vitit…

Foto e larget ne kohe qe flet per nostalgji dhe kujtime