Si fillim pastrojmë arrët një e nga një.
Marrim një citë dhe i shpojmë i bëjmë dy vrima pastaj siç i kemi mbaruar së pastruari i lëmë një orë në ujë me gërqere.
I shplajmë pas një ore që t`i iki gërqeria dhe uji të jetë i pastër.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Pastaj i ziejmë 5 herë për 10 minuta dhe i derdhim ujin.
Shurupin e pergatita ne kete menyre:
Sasia e sheqerit varet nga sasia e arreve ,sa te hedhim dhe si e duam.
Une kisha 5 kile arra dhe i hodha po 5 kile sheqer, një kanellë druri dhe 5 karafila dhe gjysmë limon.
Glikoja me doli shume e mire edhe pse u mundova shume.
Brenda i kam hedhur dhe lajthi dhe shija eshte e shkelqyer, i kam hedhur për qejf jo se është e domosdoshme.
Tani une keshtu e bera glikon me arra, po ju si e beni?
Uroj qe ta beni dhe me te mire!
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)