in

Rosto qe bente Cile Muka ndryshe nga ajo e kuzhiniereve te Turizmit te Gjirokastres

Në traditën e familjes së Cile Mukës, rostoja bëhej zakonisht për Krishtlindje e për Vitin e Ri , receta nga Vasil Muka,nipi  tij.

Bëhej me pançetën e gicit ( pjesën e barkut) pa kocka. Pritet në masat rreth 20cm me 30cm e trashësi 1- 1.5 cm. Marinohet me kripë e piper të zi. Vihen hudhra 9- 10 thelpinj. Vihet selino 3-4 dega gati në gjithë siperfaqen. Piper i zi kokër.Për bukuri i vihen dhe 2- 3 kokra vezë të ziera fort.E mbledhim role duke e shtrënguar fort.

Duke rrotulluar e duke lidhur me spango. E marinojmë dhe nga jashtë. E vëmë në tenxhere me presion,me shumë pak vaj dhe e skuqim duke e rrotulluar sa të marrë faqe, ngjyrë kafe. Më pas e shuajmë me 1 gotë verë të bardhë. I hedhim 1-2 gota ujë dhe e ziejmë sa të zbutet. Më pas e lëmë të ftohet.I heqim spangon dhe e presim për së gjëri rrota- rrota 1 cm të trasha. E servirim të ftohtë. Me lëngun i cili moskovolis nga aroma e është plot dhigël bëjmë makaronat. Të lëpiç gjishtret.

Kjo formulë ëdhtë trashëguar nga Cile Muka te Jorgua si guzhinjerë por e bënte dhe Nako Muka e tani e bëj dhe unë.

Cilia ishte i vetmi që e kultivonte dhe e përdorte selinon që e mbillte në koshtin e tij. E kish sjellë farën e saj ashtu si dhe të domateve italane nga italia.( Në atë kohë solli dhe kastravecat turshi e Veipi i kreu këngën: Cile Muka me nam, pruri kastravec në xham)
Kënaqem kur e përgatis e krenohem para fëmijve e miqve. Vete te kasapi e zgjedh pancetën të ketë tul e dhjamë. U tregoj dhe kasapëve si dhe pse e dua pancetën, bile u shpie 2-3 rrota rostoje kur e bëj. Prëhen e lëpijnë gjishtret.E përgatis me shumë dashuri edhe në kujtim të të parëve të mi dhe për kënaqësinë e familjes.

What do you think?

Written by admin

Eshte ndare nga jeta ne moshen 85 vjeçare Kadrie Kadare motra e shkrimtarit te madh Ismail Kadare

Ndahet nga jeta poeti Bardhyl Londo