Nesër, Dita e Mumuligës, ja si e bënte gjyshja ime!

 

” Neser per mua eshte nje dite e vecante. Tani qe jam ne shtepi, per mengjes zbatoj nje porosi te gjyshes time. Ajo qe ne vogeli na mesoi qe ne mengjes te hanim trahana dhe mumulige, nganjehere edhe papare, po jo gjithmone se dhe shume nuk na pelqente.

Trahana dhe mumulige hanim dy here ne jave, nje here trahana , nje here mumulige, gati gjate gjithe muajve te dimrit.Dhe na shijonin shume, si trahanaja dhe mumuliga.

Dita e pare e javes fillonte me trahana, e merkura me mumulige, e premtja me trahana dhe e diela me mumulige. Ditet e tjera here qumesht, here ndonje veze, here buke e sheqer me vaj ose me pak vaj dhe kripe.

Kete meny e pelqejne dhe femijet e mi dhe ja, neser, qe eshte radha e mumuliges, pra Dita e Mumuliges,do ngrihem nje cik shpejt dhe do ta beje gati, ashtu si e bente gjyshja time.

Receta eshte kjo, sipas gjyshes time:

Normativa per 4 persona:
0.5 kg miell i misërt,
100 gr. vaj,
100 gr. gjalp,
100 gr. djathë i thërmuar,
pak shëllirë në vend të kripës.

Ne nje tenxhere hedhim uje, shelliren e djathit dhe yndyren.
Pas velimit miellin e misrit e hedhin pak e nga pak duke e trazuar me luge druri, e trazojme vazhdimisht qe mos te kokerzohet dhe te zeje fund.

Pas zierjes masën e përgatitur e hedhim ne nje tepsi ose dhe me mire ne pjata te sheshta dhe mumuliga sherbehet e nxehte po jo e perveluar.

Mbi te hedhim copa te vogla djathi, thermokla. Po te doni beni dhe ca cingaridhe. Per ata qe i kane harruar, te shkrijne ca dhjame te deles ose te dhise dhe yndyra e copate cingarisura fort, i hidhni persiper.

Keshtu e bente gjyshja ime, keshtu e bej dhe une dhe eshte shume e shijshme. Mezi e pres diten e neserme, Diten e Mumuliges, me gezim e presin dhe femijet!” na shkruan nje amvise gjirokastrite qe i pelqen gatimet e tradites dhe deshiron qe kete recete te thjeshte ta shperndaje nepermjet faqes tone.