in

“Micurini i Dhoksatit” – Mjeshtri i kultivimit të perimeve Pano Vasili!

Në kultivimin e perimeve nuk ishte i vetëm. Me të bashkë shquhej edhe Mihali, vëllai, edhe ai i pakursyer në punë, mjeshtër të dy.

Kultivonin perime në toka me qera, punë të cilen e vazhdoi edhe disa vite pas çlirimit. Disa lloje farera, si Domatja e Dhoksatit, eksperimentuar e shumuar nga dore e tyre u shpernda ne gjithe Shqiperine. Gjate viteve mësuan dhe kutivues te tjerë, që ecen në traditën e tyre. Për tu përmendur janë Petrua dhe Arkilea.

Shoni, qytetar anglez me banim ne Gjirokaster nga viti 1991, kur shijoi per here te pare domatet e Dhoksatit mbeti i befasuar nga madhesia dhe shija e tyre.

“Ne Angli, ku kam lindur e jam rritur, -është shprehur ai, domatet nuk i haja po pas nje vizite ne Dhoksat me dy miq anglez, domatet e ketij fshati me pelqyen per shijen dhe ne kohe te tyre nuk i ndaj nga tryeza”.

Perimerritesit e vjeter, ata qe rrojne, kur flasin per llojet qe kultivonin, shprehin nostalgji per madhesine, cilesine e shijen e prodhimeve te para, ndryshe nga tani qe perimet rriten me pahir, me “hormone”, edhe pa pleh organik.

Kjo e ka nje minus, dhe jo te vogel ne te ushqyer, se eshte ngushtuar cikli i rritjes, koha deri ne pjekje. Vertete ka bollek po ndryshe malli qe rritet ne kohe te tij, pa prishur afate.

Keshtu qe malli i vendit mbetet ne vend te pare per gatime me shije!

Prodhime natyrale gjen edhe sot, edhe pse me pakice. Tregu fshatar në lagjen 18 shtatori eshte gjalleruar me prodhime te Mashkullores, Palokastres e Dhokasatit, Nokoves e Karjanit, Kardhiqit, Laboves se Kryqit, Libohoves, Nepravishtes etj.

Kultivuesit kane ruajtur farerat e vjetra e te mira e i ushqejne perimet me plehun e dhenve, bien dhe bulmet te mire, gjalpe e gjize te fresket, po dhe vere e raki me rrushin e kopshteve te moçme e ato te ngritura te reja.

Nje shembull te mire si fermere japin edhe grate, me eksperience ne kultivimin e perimeve, ne Nepravishte, Valare e gjetke, qe punojne ne mbjellje, prashitje, vjelje, transport e shitje ne treg.

What do you think?

Written by admin

Bodigardi i parë i Princ Vidit në Shqipëri, Gjirokastriti Muhamet Xhiku, dhe udhëtimet ne vende te ndryshme të Evropës!

Receta për Anemikët! Cilat janë Ushqimet që Duhet të Përdorni më shumë?!