in

Bodigardi i parë i Princ Vidit në Shqipëri, Gjirokastriti Muhamet Xhiku, dhe udhëtimet ne vende te ndryshme të Evropës!

Nga Sheshi i Çerçizit, ne vitin l938 populli i qytetit përcolli për në banesën e fundit patriotin e intelektualin e dëgjuar Muhamet Xhiku. Ai e meritonte një nderim të tillë, kish dhënë prova për besnikëri, dashuri e patriotizëm ndaj vendit të tij.

Muhamet Xhiku në Gjirokastër kaloi vitet e fëminise dhe arsimimin e plotë e mori në Selanik ku studioi për kontabilitet financë. I vlerësuar në këtë fushë, për disa vjet punoi në kabinetin e Princ Vidit në një staf me njerëz të ditur e mbi të gjitha besnikë të qeverisë që ai përfaqësonte.

Keto vlera i tregoi sidomos pas revoltës te organizuar nga Esat Pashë Toptani kundër qeverisë së princit dhe, shpirterisht e fizikisht, u angazhua në mbrojtje të jetës së tij si bodigard i pare.

Me përfundimin e revoltës, Princ Vidi e vlerësoi me medaljen për shërbime të larta ndaj Qeverisë dhe ne prag te Luftes së Parë Botërore, kur ngjarjet morën një drejtim jo të mirë në Shqiperi e mbajti bodigard ne udhëtimet ne vende të ndryshme të Evropës. Pas një kohe, siç i ka shkruar vellait, Hasanit, malluar per njerez e qytet, se “ndjenja dhe dashuria për të dhe të afërmit e djeg si prush”, erdhi ne Gjirokaster ku dallohet për ndjenja të larta patrotike. Me vëllanë, Hasanin, dhe dhjetra vullnetare nga qyteti e fshatrat, u bashkua ne luften kryengritese te Vlores në mbrojtje të mos-copëtimit të vendit nga të huajt.

Veprimtarinë patriotike, ekonomike e shoqërore e vazhdoi në Gjirokaster ku kontribuoi per zhvillimin e qytetit deri në ndarjen nga jeta, viti l938.


What do you think?

Written by admin

Artan Fuga poston 10 këshilla interesante nga Paterson, nje nga specialistet më të mirë të marketingut amerikan!

“Micurini i Dhoksatit” – Mjeshtri i kultivimit të perimeve Pano Vasili!