Ja pse buka që prodhonin furxhinjtë e qytetit të Libohovës ishte cilësore dhe e shijshme

Buke cilesore, te shijshme ka bere Libohova. Furxhinjte e saj kane qene me emer dhe ne Gjirokaster, permendeshin e vleresoheshin per cilesine e prodhimit te saj nga viti 1950 e ne vazhdim.

Libohovitet kujtojne me respekt e mirenjohje furxhinjte e pare Filip Pano, Habip Shehu, Sadik Goxhaj,Petro Kukumi,Ciro Ruci , Nuredin Mecani, Kiço Gjini, etj.

Fillimisht prodhimi i bukes ishte si ne kushtet e shtepise, zihej brumi dhe punohej me duar, i jepej forme e piqej ne furre me dru, po dilte nje buke ere mire qe hapej ne gjithe pazarin e njerezit, pa shkuar ne deren e furres, thoshnin” Doli buka!”.

Te vjetrit dhe sot, kur ulen tek rrapi shekullor, jo pak here zene ne goje furxhinjte duararte te qytetit te tyre, edhe te fuqishmin Ciro Ruci qe, edhe pse “ pa goje”, mjeshter ne trajtimin dhe pjekjen e bukes.

Buka qe prodhonin furxhinjte e Libohoves ishte e cilesise se larte dhe shume e shijshme. Vec kujdesit te furxhinjeve, nga momenti fillestar e deri ne nxjerrjen e bukeve, thuhet dhe sot se ndikonte mielli i vendit dhe uji i Zhepes por dhe zenia e brumit me brume te ardhur, punimi ne magje te medha druri me duar dhe pjekja ne furre me dru.

Me vone u futen brumatriçet dhe solari dhe perseri nuk e humbi shijen e pare.

Agronomi i njohur libohovit Jani Rafti shprehet me vleresime per punen e furxhinjve te qytetit te tij:

“Me kujtohet kur ishim te vegjel dhe degjonim burrat qe dilnin nga klubi dhe thoshnin doli buka nga furra se binte ere gjithe pazari.
Kam nje histori isha bashke me nje komshi dhe morem nga nje buke te ngrohet dhe u nisem per ne shtepi dhe duke biseduar hanim nga nje kore buke. Kur u afruam afer shtepise me thote shoku qe kisha ne krah: “ Bobo po une e hengra mbi gjysmen e bastunit se keshtu i thoshim dhe do te kthehem te marr nje tjeter se i lashe pa dreke ne shtepi”.