Cilat gatime karakteristike pelqeni me shume , te Gjirokastres apo Beratit?

 

Te gjitha qytetet e vendit dallohen ne gatimet tradicionale, po sa kemi degjuar, Gjirokastra dhe Berati jane me te dalluara, ndoshta dhe per faktin qe, para 90-tes,ne keto qytete kane funksionuar dhe godinat e turizmit, te frekuentuara nga vendas dhe grupe turistesh te huaj.

Ja disa nga asortimentet qe gatuheshin ne Turizmin e Beratit:

Pilaf Ali Pasha
Katmar me arre
Arapash
Karrikanda
Gjelle zotnie
Suxhuk me arre
Qeshqek
Mesnik
Sallata “ Kater Stines” si dhe disa lloje supera.

Kujtojme disa nga kuzhineret me te shquar te Beratit:
Josif Mio
Halit Nuredini
Sotir Ceca
Vellezerit Hekuran dhe Nuredin Matrapazi dhe djali i usta Hekuranit, Muhamet Matrapazi
Hajri Rehovica etj.

Ja dhe disa nga gatimet e njohura tipike te Gjirokastres qe gatuheshin ne Turizmin e Gjirokastres:

Pashaqofte
Mish shqeto
Qifqi
Pace koke
Sarma
Ucilet0 qengji
Lakror Zagorije
Arapash me therrime mishi
Mish lepuri comlek etj.

Kuzhiniere te njohur te Turizmit te Gjirokastres
Dhimo Konomi
Thimjo Gjoni
Jorgo Pecuni
Thanas Haxhiu etj.

Tani pyesim :

Kush ka shijuar gatimet e turizmit te Gjirokastres dhe Beratit, cilat asortimente vleresoni me te pelqyera, po  emrat e kuzhiniereve ju kujtohen?