Vajzat gjirokastrite ne cdo kohe jane kujdesur per veshjen, kepucet dhe zbukurimet e qafes dhe gjoksit me varese e rruaza,
Nga vitet 60 e vecanerisht 70-80 trendi ka qene, vec veshjes dhe kepuceve disa dhe me taka, pavaresisht rruget me kalldrem, ishte mbajtja e varseve e ne vecanti atyre me rruaza te shumellojshme.
Keto i mbanin jo vetem vajzat e njohura per trup dhe bukuri por dhe ato qe nuk ishin te sigurta ne bukurine e tyre, per t`u dukur te hijshme i vendosnin ne qafe dhe ne gjoks.
Behet fjalë jo per varse floriri e monedha qe mbaheshin dikur nga gjyshet dhe nenat e tyre se ishte nje kohe qe floriri dhe cdo monedhe ngjyre ari fshihej ne vrime te murit , ca me keq te shfaqej ne publik por per varse te thjeshta dhe rruaza ne shumellojshmeri qe shiteshin ne dyqanet e shtetit.
Keto ishin disa llojeshe dhe ne mode per kohen. Vajzat ishin ne gare kush te gjente dhe te vendoste ne qafe e ne gjoks nje varse me rruaza ndryshe, te rrumbullakta dhe me ngjyra, katrore, te zterzgjatura si me hunde, te sheshta, te gjitha te qelqeta.
Varset e rruazat i mbanin ralle ne shtepi e me shume ne festa, dasma, ditelindje.Ne dasma dhe i qarkullonin, i jepnin hua.
Moda me varse e rruaza per zbukurimin e qafes dhe gjoksit tani gati nuk ka ate tendence qe kishte ne vitet qe treguam.Vajzat e dikurshme tani jane gjyshe, ose i kane mbyllur ne kuti, ose i kane dhuruar. Ndonje per te kujtuar kohen e shkuar edhe kapardiset duke i vendosur po fakt eshte se nje gjest i tille melankoli dhe trishtim te sjelle kur mendon se tani ato vite bashke me rinine e larget nuk vine me.