in

Kur palestra e gjimnazit të Gjirokastrës shërbente për mbrëmjet e rinise me 500 pjesëmarrës

Palestra e gjimnazit te Gjirokastres ka funksionuar si qender e pergatitjes fizike te gjimnazisteve, si kinema, ushtrimin e sporteve por dhe si qender kulturore.

Funksioni baze i saj ka qene zhvillimi i oreve dimerore te fiskultures per nxenesit dhe stervitjeje te disa ekipeve.

Nga viti 1970 u kthye dhe ne qender kulturore nen kujdesin e shtepise se kultures. Punonjesi i saj, menaxheri i talentuar Jorgo Noni organizonte mbremje te medha tematike me rinine qe shoqeroheshin me vallzime.

Mbremjet e para me 300 deri 500 te rinj e te reja u priten me gezim dhe entuziazem por dhe elemente konservatore, mbrojtes te flakte te “vijes se partise”mblidhnin buzet e thoshnin”c`jane keto qe behen”, nuk ishin dakort me forma te tilla te kultures masive qe, sipas tyre, nuk u pergjigjeshin kerkesave te shtruara per cilesi ne arte e kulture.

E verteta eshte se pas etiketimit” Mbremje tematike” qe per ate kohe nenkuptonte program i miratuar me pare, me tekst konferencieri, monologje e skece, kenge popullore e valle, ndodhte dhe e kunderta.

Kush ka marre pjese i kujton ato mbremje. Me ritmin e tingujve te fizarmonikes, saksit dhe xhazit vallzohej me ore te tera.Prishej dhe radha ,damat ne fuqi apo kavalieret, nje rregull i vendosur ne mbremjet me pjesemarrje te vogel.Ne to clirohej energji pozitive.

Gjate kercimit, ne pisten e madhe te palestres dukej sikur te rinjte nuk e njihnin njeri tjeterin, sikur takoheshin per here te pare, behej rremuje po ishte bukur e secili ne qejf te vet pa krijuar probleme.

Oret kalonin me muzike te gezuar dhe ritmike, me intimitete, veshtrime dashamirese e miqesore.

Zerat dhe muzika degjohej ne shtepite rrotull dhe poshte shkalleve te gurta te gjimnazit. Kalimtaret mbanin kembet, degjonin muzike dhe thoshnin: ” Nuk mbahet rinia!”
(vijon)

What do you think?

Written by Admini

Amvisa, nxitoni të bëni Gliko me fik, se nuk keni kohë!

Porosia e Kosta Gushit për Mihalin, djalin e tij:”Pasuri nuk të lash,po zanat te mirë dhe miq të mirë të kam lënë”