Ka vite qe kane munguar nismat per shfrytezimin e plazheve pergjate lumit Drino.
Kujtojme se shume vite perpara, edhe para 90-tes dhe me pas,lumi Drino eshte shfrytezuar individualisht por dhe nga familjare, pensioniste, te rinj e gjimnaziste, femije te rritur etj.
Vende te tilla per te nxirre trupin, per t`u argetuar dhe mesuar notin ka patur disa, si tek Ura e Vjeter, tek Plepat prane Ures se Madhe, tek “Gropa e Mesuesve”, Plepat e Dinos,ne Subash e me tej rrepeve deri ne Ujin e Ftohte.
Pushuesit gjirokastrite keto vende i kane gjetur vete dhe shfrytezuar gjate gjithe muajve te veres.
Te vjetrit e sotem, dikur femije, mbushnin territorin me rere te Ures se Vjeter, nxiheshin ne diell” e laheshin ne ujrat e qeta e te pastra, rrinin me ore aty duke marre edhe “buke me vete”, plazh ” pa leke, pa shpenzime”, me uje, diell dhe hije.
Po kete vere, a do shfrytezohen ato pergjate lumit Drino?
Tani flitet se per kete vere ne qytetet bregdetare do te kete rritje cmimesh dhe 100 euro nata.
Ne keto rrethana, pas krizes se krijuar, jo te gjithe “ shikojne nga syte” dhe e kane “xhepin plote”, perkundrazi i bejne llogarite me kalem ne dore, qe kursimet e nje viti te mos i japin ne nje dore per 1 jave apo 1o dite pushime qe nganjehere te “dalin nga hundet”.
Ndaj per ate pjese te banoreve qe eshte dhe shumice do ishte mire te shikohet mundesia e shfrytezimit dhe sistemimit te plazheve pergjate lumit Drino.
E para duke rritur kujdesin dhe kontrollin per mos hedhjen dhe pastrimin e mbeturinave ekzistuese, e dyta, me dy apo tre mjete te behen sistemime ne plazhet e vjetra dhe te shikohet mundesia per sistemimin e vendeve te reja ku mund te pushohet.
Keto ndoshta dhe jane menduar dhe planifikuar, por eshte koha per te nxituar, te hidhen hapat e para sikunder Bashkia punon per shfrytezimin e liqenit te Viroit.
Pergjate udhes nacionale , jo me larg se 200 metra ne vijen e ujrave qe rrjedhin nga ura e Viroit eshte plazhi i pagezuar me emrin “Gropa e Mesuesve” . Aty shkojne cdo vere jo vetem mesuesit por edhe familjare, te rinj e te reja se ka uje te paster dhe vende vende rere, por dhe hije.
Shume mire mund te pastrohet dhe sistemohet e te kthehet ne qender pushimi per shumican e banoreve, te interesuar per te kaluar disa ore sikunder ka ndodhur cdo vit.Aty mund te pushojne edhe femijet e kampit ditor nese eshte planifikuar te ngrihet ne territorin e parkut te Viroit.