Shkollimin fillor e kreu në shkollën qytetëse të vitin 1921 në Gjirokastër, nga ishte edhe prejardhja e familjes. Në vitin 1921, si nxënësi më i mirë i shkollës, 11 vjeçar i dhuroi lulet e mirëseardhjes në Gjirokastëer politikanit dhe historianit të shquar francez, mik i shqiptareve, Justin Godart.
Për të vazhduar studimet u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Çabej nxënës, larg familjes, nuk e pati të lehtë të ambientohej me jeten konviktore, me ambientin vjenez, me mënyrën e stilin e jetës, edhe me veshjen.
Tregonte, kur i lidhën kravatën për herë të parë, i duhej ta vendoste sa herë që nisej në mësim. Ai dhe shokët kishin provuar por nuk e lidhnin dot. Të nesërmen, ndërsa shokët i mbanin në duar, ai e kishte të lidhur. Fillimisht shoket u mërziten, i folën se ishte treguar egoist që nuk i kishte ndihmuar, po e vërteta ishte krejt ndryshe, atë darkë, Çabej kishte fjetur me kravatë.
Tregojnë, kur Çabej vinte me pushime ne Gjirokastër, i pëlqente të shëtiste dhe të takonte mësuesit e tij për të cilët shfaqte dashuri dhe respekt. Vendet me të preferuara të tij për shëtitje ishin Kështjella, Kodra e Këcullës, Bashteja e Teqesë etj.
Me përfundimin e studimeve te larta, Çabej u kthye në Shqipëri dhe punoi mësues gjimnazi dhe nëndrejtor i konviktit “Malet Tona” në Shkodër (1934) ku dha letërsi shqipe, ndërsa në vitin shkollor 1935-1936 Çabej u transferua në shkollën Normale të Elbasanit.
Më 1938-1939 e gjejmë përsëri arsimtar, po kësaj radhe në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe.
I specializuar në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane, veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë.
Vend zenë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare. Gjirokastrën, qytetin e tij të dashur, Çabej e ka vizituar disa herë edhe pas çlirimit të vendit.
Është nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit”, ndersa Bashkia e Gjirokastrës e ka nderuar me titullin e lartë “Nderi i Qytetit”.
Sot emrin e Eqrem Çabejt e mbajnë me krenari shumë shkolla në Kosovë dhe Universiteti i Gjirokastrës në Shqipëri.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)