Nje nga miqte e faqes tone na shkruan se i do lepujt dhe na shkruan se deshiron te ndaje dhe komentoje me ju kete ngjarje:
“Vec te tjerave, me rastin e ditelindjes, nipit i bleva dhe nje lepur qe nisem ta rritnim ne ballkonin e pallatit. E verteta eshte se na lodhi me prapesite qe bente, e ushqyem dhe u shtoi ne peshe. Ndersa nipi qeshte e luante me te, une ndihesha dhe i merzitur se nuk mund te mbahej me ne kushtet e shtepise.
Gezimi i diteve te para, kur lepuri ishte i turpshem, i bindur dhe sillej mire, me pas na doli nga hundet. Hall i madh me te dhe nipin qe luante dhe pranonte duke qeshur cdo prapesi te lepurit qe nuk e bente ne vendin e caktuar.
Nje mengjes, paqesisht i thashe nipit se lepurin duhet ta cojme tek shoket e tij se ketu eshte vetem dhe nuk ka me ke te luaj.
“Jo, le te vine shoket e tij ketu dhe te luajme bashke!” ishte pergjigjja e nipit.
Vazhduam dhe ca dite. Lepuri nuk u mesua dot me rregullat tona dhe u merzitem shume.Ne ndonje rast, sa hapej dera e ballkonit “topat”i leshonte ne dhome.
C`te benim?
Me mirekuptimin e nipit lepuriit i nderruam shtepine. E cuam ne fshat, e leshuam ne bace bashke me dy lepuj te tjere. Do t`i qe dhe nipi u gezua!….
Ne fshat, per t`i bere qejfin nipit, shkuam disa here. Ai luante me lepujt dhe te gjithe gezonim si ai, por kur lepuri shtoi shume ne peshe, nuk shkuam me, se e dinim se cdo te ndodhte me te….
Asnjehere nuk menduam qe ate lepur ta rritnim, ta ushqenim dhe me ne fund ta ….jo jo, s`do ta benim kurre!