Njeriu qe del nga shtepia pa mjet eshte kembesor dhe kur del me mjet eshte kaluar po jo i kapardisur.
Kembesori e ka veten ne dore te mos nxitohet kur afron tek vijat e bardha, tek semafori. Po ashtu shoferi “kaluar” ne mjetin e tij te ruaje veten e te tjeret, te mos shkeli rregullat e qarkullimit rrugor.
Kembesore jane edhe femijet kur dalin nga shtepia dhe shkolla, kur ecin ne rruge dhe luajne. Edhe ata perballen ne rruge me vijat e bardha, me semaforet ndaj duhet te jene te kujdesshem e te vemendshem ne mbrojtje te jetes se tyre.
Specialistet e kesaj fushe thone qe mungon edukimi me rregullat ne rruge, para vijave te bardha, para semaforit etj.
Mungojne takimet dhe analizat e perbashketa per temat e edukimit dhe pergatitjes se njerezve me kujdesin dhe zbatimin e rregullave ne rruge e gjate levizjes me mjete.
Kjo teme eshte diskutuar edhe ne emisionin Arena.
Mit`hat Tola, ish Drejtor i Pergjithshem i Policise Rrugore tha se Kujdesi duhet të nisë që kur shoferet dalin nga shtëpia dhe marrin timonin në dorë duke marre ne konsideratë jetën e tyre por edhe të këmbësorëve. Mjeti është diçka që vret, shqiptarët nuk duhet të mendojnë se janë Gjergj Elez Alia dhe nuk vdesin, ose Muji dhe Halili. Mjeti vret, vret edhe këmbësorin”.
Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, tha se Ministria e Transporteve dhe e Infrastrukturës është jashtë loje, kur vjen puna tek aksidentet rrugore dhe se policia Rrugore ka mbetur vetëm në këtë luftë me aksidentet rrugore që nga 2011. Budenstagu mblidhet nje seancë për aksidentet rrugore, në Shqipëri edhe kur bëhet një takim, nuk mblidhemi më çfarë është bërë me të. Edukimi është primare, ne nuk jemi të edukuar me mjetet, mjeti në mëngjes është një armë që vret”.