in

Kur binte shi, disa guxonin dhe u afroheshin vajzave:”O shoqe, te futem dhe une nje çikë në çadër?”…

Kur binte shi…

Kinemaja e Gjirokastres u inagurua me 10 korrik 1953 dhe nga dita e pare e ne vazhdim filmi artistik por dhe dokumentar u bene pjese argetimi dhe pushimi per cdo gjirokastrit.

Salla mbushej plot e perplot dhe filmat artistike,edhe pse disa me nderprerje, edhe vetem me “ndonje te puthur”, se shumica ishin me lufte, shikoheshin edhe nga dy here.

Me shume se ne vere filmi shikohej ne dimer, sa te harxhoje ndonje leke ne kafene me mire shikoje nje film e kaloje dy ore te mira, mesoje dhe nje gje.

Kjo psikologji levizte…

Ne prag te vitit te ri shfaqeshin gjithmone filma per here te pare, me ngjyra dhe me seri dhe salla nuk mbetej kurre bosh, dhe bore e shi te binte.

Kjo foto na kujtoi perballjen me shiun pas daljes nga te dy portat e medha te kinemase qe shoqerohej me shprehjen ne nje goje”bie tellua”.

Shume kujtime nga momente te tilla me shi…

Disa guxonin dhe u afroheshin vajzave qe mbanin cader:”O shoqe, te futem dhe une nje çike ne çader?”…

Nuk ju ka ndodhur, po tjeter cfare ju kujtohet?…

.

What do you think?

Written by admin

Hasude, harroje, nuk e ben dot si te gjyshes time gjirokastrite!

Ku do ta beni Vitin e RI dhe ku ndiheni me rehat?