in

Kultivohet sot pjepri i famshem i fshatit Goranxi ne krahinen e Dropullit?

Dini gje per pjeprin e verdhe ne portokalli te fshatit Goranxi ne krahinen e Dropullit eshte me ne treg si dhjetra vjet me pare kur mbushej Bashteja e Teqese ne Gjirokaster?

C` sy qe kishte, dallohej nga cdo varietet tjeter, me i embel edhe nga pjeprat sovjetike e bullgare, frut kokerr madh qe mezi mbahej ne duar, i embel dhe aromatik.

Pjepri i Goranxise rritej vetem ne fushe, i pershtatur si fare me token dhe klimen po dhe sherbimi i behej, me teknike mjeshtri, praktike dhe eksperience e dalluar nga sherbime te tjera.

Po sot gjendet si kultivar?

Nuk dime gje dhe nje nga fansat e faqes qe merret me agronomi dhe agroturizem eshte i interesuar ta gjeje kete fare, paguan nje shume te madhe per ate qe e ka ruajtur dhe ndoshta e kultivon ne sasi te pakta, per nevojat e tij se ne treg nuk kemi pare.

Le te diskutojme se mbase kushedi e gjejme faren e dikurshme te pjeprit te famshem te Goranxise?!

What do you think?

Written by admin

Hë mo gjejeni, në cilin mal është mbledhur kjo tufë dyll e verdhë me çaj?

Kujtese/ Një pllakë përkujtimore e munguar për kompozitorin e shquar të muzikës së lehtë shqiptare Kastriot Gjini