in

Kujtime dhe emocione ne 1 vjetorin e ndarjes nga jeta, Edi Pesha nderohet me Çerifikaten e Mirënjohjes

Nga fjala e Kryetares se Keshillit te Qarkut te Gjirokastres, Lindita Rova:

“Sot, në një vjetorin e ikjes tënde pa kthim, u mblodhëm bashkë familjarë, miq, shokë e kolegë për të të përkujtuar e nderuar.

Ndamë bashkë kujtime dhe emocione, në qendër të të cilave ishe ti, miku, shoku, prindi, kolegu e drejtuesi, kërcimtari e artisti Edi Pesha…”

Ne emër të Këshillit të Qarkut Gjirokastër, Znj. Lindita Rova  u dorëzoi familjarëve Certifikatën e Mirënjohjes me motivacionin:

“Për vlerat njerëzore dhe qytetare; për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore sidomos në rikthimin e suksesshëm të valles së grupit të burrave të Gjirokastrës”.

Te pranishmit ne kete ceremoni perkujtimore, ndoqen nje dokumentar kushtuar jetes dhe veprimtarise se Edi Peshes, pergatitur nga Ilir Lluri.

 

What do you think?

Written by admin

Edhe ne Poliçan te krahines malore te Pogonit u ndezen dritat e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri

TIRONA mike ne gazeten tone me shkrimin e Haxhi Likes “Aneja e avokatit prej Gjinokastre”