Kjo foto i perket nje viti te larget te pas `70.
Kuadro te kooperatives se Dropullit, brigadiere e pergjegjes te sektoreve, kooperativiste dhe punetore te ndermarrjeve ekonomike te Gjirokastres ne nje aksion te perbashket per celjen e kanaleve kulluese ne fushen e Dropullit.
Ne mes te grupit qe ia kane marre kenges eshte dhe Vitori Çurri deputete dhe nenkryetare e Kuvendit Popullor qe e kujtojme grua te thjeshte dhe punetore qe kostum te pare kishte ate te punes, pantallona e xhakete, e lidhur ngushte me fshatin Dervician ku banonte dhe krahinen por e njohur ne gjithe vendin edhe si perfaqesuese e popullit ne Kuvendin e Shqiperise.
Ne ato vite ishin te shpeshta aksionet qe punonjesve u zinin kohen e pushimeve sidomos te dielave qe mijera vete zbrisnin ne fushe per celjen e kanaleve kulluese dhe ujitese, per korrjen e grumbullimin e misrit, mbjelljen e fidaneve frutore e pyjore etj.
Nje metode e tille vertete e lodhsme dhe e merzitshme po njerezit i bashkonte ne pune dhe ne kenge, sikunder flet dhe kjo foto qe, nese e shikon me kujdes mund te gjesh veten ose te njohesh ata me te cilet ke punuar.