in

Kujtese/ Ju kujtohet pishina ne lagjen Dunavat ku benin “plazh” edhe banoret e lagjeve te tjera te Gjirokastres?!

Per ata qe nuk e dine dhe per ata qe e kane harruar.
Dikur, shume vite perpara , ne lagjen Dunavat i Pare te qytetit te Gjirokastres, kishte nje pishine.

Mos ju duket cudi!

Kjo pishine , sipas te dhenave qe kemi, duhet te jete ngritur rreth vitit 1976.

Propozimi u be nga lagjja, nuk ishte nje nisme private se, sic e dini, ne sistemin e shkuar, nuk ndertonte njeri pa leje, pa le te guxoje te hapje nje grope ne lagje per pishine.

Perpara se te ndertohej pishina, rreth saj kalonin tubot e medha te ujit qe mbushnin depon e lagjes me ujin e pijshem te Hosit qe, kur mbushej, ujet zbrazej ne rruge.

Kjo situate ishte e papranueshme per shtepite rrotull dhe kishte ankesa dhe, qe ujet te mos shkonte dem, te shfrytezohej, lindi ideja per ngritjen e nje pishine per pushim dhe larje te banoreve te lagjes, vecanerisht te femijeve.

Nga te dhenat qe kemi,kontributi per ngritjen e pishines i njihet banorit te lagjes Asllan Veliqoti , burre me autoritet, kuadro i vjeter ,qe i shkonte fjala ne lagje dhe Komitet.

Keshtu ne nje nga mbledhjet e keshillit te lagjes u vendos dhe me pas u ndertua pishina me gjatesi 25 m, gjeresi 10 m dhe thellesi 1,7m.

Nuk kemi ndonje te dhene nese u organizua ndonje ceremoni, po dime qe aty filluan te pushojne e te lahen jo vetem banoret e dy Dunavateve, po te benin “plazh” edhe banore te lagjeve te tjera.

Ca kohe u fol qe te vihej dhe nje roje po plasi gernja se kush do ta gezonte dhe u hoq dore nga nje propozim i tille.

Ata qe jane lare ne kete pishine me siguri kane kujtime deri afer vitit 1990 se me pas ajo nuk funksionoi, u demtua dhe renojat, si deshmi, jane ende.

Nisur nga ekzistenca e kesaj pishine gati 50 vjet me pare mbase kujtojet ndonje banor i lagjes qe ka koshtra dhe i ka xhepi te ndertoje nje pishine per pushimin dhe larjen ne te te banoreve. Duket si ide e cmendur po sot eshte dhe me e lehte per ta realizuar!

What do you think?

Written by admin

Ja si te pergatitni salce me borzilok, hudhra e vaj ulliri per makarona

Kujtese/ Foto e ralle, Matura D 1977 e gjimnazit Asim Zeneli e Gjirokastres