Ku jane, pse jane ‘fshehur” djemte e klases?!
Kete pyetje i beme vetes kur vendosem te hedhim ne faqen tone kete foto te shkrepur 38 vjet me pare, percjelle ne faqen e saj nga Albana Allushaj, nxenese e gjimnazit Asim Zeneli te Gjirokastres.
Koha mbi foton dhe grupin e nxeneseve me mesuesin kujdestar Fredi Mehillin ka bere ndryshime por me siguri nuk ka “vrare”kujtimet e tyre per vitet e bukura te shkolles.
Ato mund edhe te jene zbehur po ndricimi ka mbetur ne shpirtin dhe mendjen e ketyre vajzave kaq simpatike, te veshura bukur, si per nje dite jo te zakonshme. Dhe sa dime ne plan te pare ato veshtronin mesimet por dhe kujdeseshin per veshjen. Edhe pse vite te veshtira , me aq sa mundeshin, ishin matura e vitit 89 pararoje e shkolles per te ndjekur tendencat dhe moden.
Tani te kthehemi ne pyetjen tone:
Ku jane djemte e klases? C`ka ndodhur ate dite qe eshte shkrepur kjo foto?
Te presim dhe te mesojme nga komentet e vajzave !!!!