Jo me larg se dje, ne sheshin e madh te qytetit te Korçes, u takuan dy shoke ushtrie, nje gjirokastrit dhe nje korçar.
Ishte takimi i dyte pas atij te pare ne Gjirokaster ku gjirokastriti e kish pritur shokun e ushtrise nga Korça ne shtepi me gjithe te mirat.
Duket se tani e kish radhen korçari per t`i treguar mikpritje.
U ulen ne nje nga tavernat e qytetit te bukur te Korçes dhe korçari porositi dy gota raki.
Pas trokitjes se gotave, muhabetin e hapi korcari.
– C`kemi nga Gjirokastra- e pyeti.
– Mire te themi- iu pergjegj gjirokastriti.
– Po me shendet si ke qene?
– Mire te themi-vazhdoi gjirokastriti.
Bene nje pauz dhe trokiten perseri gotat. Gjirokastriti e hodhi me fund, po la nje pike raki per te bere dhe nje here gezuar.
– Kam degjuar se nuk ke qene mire me shendet?!- e pyeti perseri korçari.
– Po ke te drejte- iu pergjegj gjirokastitri.
– Po ngase ke vuajtur ? -nguli kembe korçari.
– Nga rakia pa meze –iu pergjegj gjirokastriti.
Korçari kruajti koken dhe me gjysem zeri i foli kamarierit.