in

Kopane me Rrush të varura në Dyertë dhe Penxheret e Dyqaneve të Pazarit të Gjirokastrës

 

Gjelberimi ka qene deri diku i “pahumbur” edhe ne Pazar dhe ne territorin rreth tij.

Rreth viteve `70  Gjirokastra per nga siperfaqja e gjelberuar eshte vleresuar e treta pas Tiranes dhe Durresit, teme qe do ta trajtojme njehere tjeter, se sot do flasim per gjelberimin brenda e jashte Pazarit.

Ne Pazar gjelberimi eshte perfaqesuar nga lulishte, peme te shperndara dhe lule, te mirembajtura nga vete punonjesit e dyqanxhinjte e me pas nga sektori i sherbimit komunal.

Para vitit 1980 ne anet e dyerve te dyqaneve ne te gjitha krahet e rrugeve u hapen gropa dhe ne to u mbollen fidane me hardhi qe “çuditerisht” u rriten shpejte. Pas dy vitesh deget e tyre u harlisen neper faqet e mureve, mbi dyerte dhe penexheret e kateve te para por dhe te dyta.

Hardhite qe lulezuan e hodhen shtat bene dhe kopane me rrush qe nuk i prekte njeri me dore. Te gjithe kenaqeshin me hijeshine  e tyre se sa per shije si te gjitha rrushte, kokrrat e te cilave jane te shijshme.

Keto hardhi rezistuan por pas 97-tes pak e nga pak ato u rralluan deri sa sot nuk ka asnje rrenje nga “blloku” i hardhive qe benin kopane me rrush ne Pazar.

Pas ketij viti e ne vazhdim ca vjet ra interesi per gjelberimin ne Pazar po nje shoqate e huaj qe kish marre persiper restaurime te ambienteve te demtuara te pazarit u kujdes edhe per zbukurimin e pazarit me shporta metalike me lule vendi qe u vendosen mbi dyerte e disa dyqaneve. Nje zgjidhje e pranueshme per dekorin e pazarit qe sillte dhe pamje ndoshta nga e shkuar e tij dhjetra vjeçare.

Puna per gjelberimin ne Pazar vazhdon dhe kujdesi eshte ne rritje. Duket dora dhe sherbimi ne trajtimin e drureve dhe luleve ne siperfaqet e mbetura, edhe pse siperfaqe te vogla.

What do you think?

Written by Admini

Kujtesë/ Kur në Kthesën e Rrezikshme të Sevasterit Udhëtarët Dorëzonin “Kartat e Kokës” dhe “Triskat e Bukës”!

Akullore dhe Kasata në Pazar-Ju Pëlqenin dhe Kush i Bënte Më të Mira?