in

Kokëbode apo Kokëqethur/ Dikur berberi Gaqe Kekezi pyeste: “Karre apo Bode?”

Kokëbode apo Kokëqethur/ Ju kujtohet kur berberi Gaqe Kekezi pyeste: “Karre apo Bode?”

Në të folmen e Gjirokastrës ka një fjalë që edhe sot përdoret nga të gjitha moshat.

Kjo fjalë është KOKËBODE.

Si fjalë është e vjetër sa mosha e qytetit dhe me dy e më shumë kuptime. Po ta ndajmë kemi dy fjalë Kokë dhe Bode.

E ngjashme me fjalën Bode është fjala Rugje që dhe kjo goxha e përdorur në të folmen e qytetit. Ajo që i bashkon këto dy fjalë është se kanë lidhje me qethjen e kokës.

Shumë e shumë vite më parë kur shkohej në berberanat e Qafës së Pazarit që ishin radhë radhë, pyetja e parë që bënte beriberi Gaqe Kekezi ishte kjo:

“Karre” apo “Rugje”?

Fjala e parë nënkuptonte flokë të prera shkurt pra anët e qafës së kokës ndërsa qethja rugje shkurtimin e plotë të flokëve me makinë dhe jo me gërshërë.

Kjo lloj qethje nuk pëlqehej po kishte hyrë në “modë” me dhunë dhe më shumë e vuanin fëmijët dhe për disa arsye, të forcohej floku, “koka të merrte erë” dhe të mos “zinte morra”. Ajo shoqërohej edhe me epitete për pamjen e kokës si “kokëbodile”, “kokëshinkë” etj që janë shumë dhe hajde të vrasësh mendjen e t`i kujtosh!

Kjo qethje me rregullore praktikohej edhe në ushtri si për ushtarët e rinj dhe të vjetër që kush mban mend shoqerohej gjithashtu me epitete te ndryshme.

Pas `90 tës në sistemin që kemi hyre duket se kjo fjalë nuk përdoret shpesh po vetem nga moshat e vjetra.

Tani kush e qeth koken Bode ose ne kuptimin që ka marrë sot me Brisk është i pëlqyer dhe i vlerësuar si ndjekës i modës kur më parë siç dhe shpjeguam ishte krejt ndryshe, nuk pelqehej.

Po ju, ç`kujtoni kur jeni përballur me pyetjen që bënte dikur berberi Gaqe Kekezi:

“Karre” apo “Bode”?

What do you think?

Written by admin

Dardhët e Famshme të Fshatit Suhë dhe Dardha Monument me Bisht Prapa në lagjen Dorchester në Boston

Hallvë Xhumba Xhumba, lugë, lugë në pjatë që e bënte dikur Poli e Kabilit në lagjen “Pazar i Vjetër”