in

Klubet e preferuara ku gjimnazistet gjirokastrite pinin kafe, aranxhata, ponç dhe ndonje birre

 

Gjimnazistet e viteve 70 takimin e pare pas pushimit te gjate e benin ne klubin ne mes te pazarit. Ketu jo per kafe po per byreke, aranxhate dhe akullore, ndersa pasditeve shkonin tek lulishte 1 Maji, prane Pallatit te Kultures, dy e dy ose ne grup me te madh.Ketu uleshin per nje birre dhe pa meze perpara, degjonin orkestren qe luante pjese orkestrale dhe muzike te lehte, me repertor te percaktuar me pare.

Nje pjese e gjimnazisteve, kur kishin nje apo dy ore pushim, nxitonin ne taracen e turizmit qe preferohej me pak nga te tjeret para dite.

Bashke i shikoje gjimnazistet dhe tek pasticeri Tirana , disa pa munguar edhe te shtunave e te dielave pasdite.E preferuar per gjimnazistet ishte dhe klubi poshte pallatit ku banonin familje te udheheqjes lokale, vend me hije dhe i preferuar edhe per futbollistet ushtare te ekipit te Luftetarit.

Ne vite gjimnazistet i kane nderruar lokalet.kane preferuar dhe ato qe jane ngritur ne Bashte te Teqese, se arrinin me shpejt oren e mesimit.Me celjen e lokalit te Fantazise, per kohen lokal i dashur jo vetem per ta , pas viteve 90, vite me radhe mbeti i preferuar edhe per gjimnazistet, aq sa s`gjeje vend. Ketu ata humbisnin ne muhabet edhe me ore te tera per te shijuar nje kafe, nje pije te re, nje ponc apo birre.

Gjimnazistet ketu gjeten mbeshtetje dhe per organizimin e festive , ditelindje , mbremje vallzimi etj.Ishte vertet lokal i bukur , me cmime te lira, me sherbim te kluturuar qe kujtohet me mall e nostalgji. Te gjithe ne ato vite thoshnin : “ Do vemi apo takohemi tek Fantazia”.

Fantazia mbushej dhe me te rinj jo ne shkolle qe mezi prisnin sa te vinin ketu vajzat e gjimnazit me te cilat kryeqezonn veshtrimet por dhe njiheshin.

Fantazia ishte gjithashtu dhe vend i realizimit te fotove te perbashketa me sfond Malin e Gjere dhe lagjen Palorto e me pak lagjen 18 shtatori.Tani ketu , tek Kodra e Ciut sic eshte quajtur nga te vjetrit, mjediset kane ndryshuar e me siguri qe gjimnazistet i preferojne me kushte te mira sherbimi.

What do you think?

Written by admin

Lule e Erindit, e bukur dhe me leng te embel por te jep alergji, a eshte e vertete?

Se shpejti botohet libri “ Pazari i Vjeter ne kujtimet e mia” per historine e banoreve te lagjes se pare te qytetit te Gjirokastres