Kjo foto qe ka percjelle gjirokastrirti Arben Hoxha ne faqen e tij e per te cilen shkruan” Ne kete shtepi kalova djalerine” na kujtoi taracen e pallatit sa nje fushe futbolli ku vajzat me shume e me pak djemte delnin ne oret e pasdites e deri ne te ngrysur per te lojtur dhe per te pare e “per t`u pare”, kush zbriste e kush ngjitej ne rrugen me kalldrem te Qafes se Pazarit.
Sa dime, pallati duhet te jete ndertuar pas vitit 1964 por dhe te sigurte nuk jemi. Ne katin e siperm, jetonin disa familje, krefamiljaret pjese e administrates lokale por dhe garnizonit ushtarak, si familja Hoxha, Peshkepia, Kaçi, Konomi dhe Sallabanda.
Kalimtaret ne rruge, vecanerisht te rinjte, ishin kureshtare dhe i mbanin syte perpjete me shprese te shikonin ne tarace vajzat e bukura te pallatit dhe shoqet e tyre per te cilat duhet thene se ishin dhe te shkelqyera ne mesime, ne 7 vjecare dhe ne te mesme, te dalluara edhe ne veprimtarite e shtepise se pionierit dhe pallatit te kultures.
Pas gjimnazit si vajzat dhe djemte e pallatit vazhduan studimet e larta dhe bene karriere ne jete.Kujtojme Valter Peshkepine qe arriti dhe titrullin Profesor, inxhinerin e njohurt te elektrikut Agim Hoxhen, profesoren Liljana Konomi, ashtu Uljana Sallabanden etj.
Tani nuk dime se kush banon ne kete pallat nga koha kur familjet e para levizen ne Tirane para dhe pas viteve 90.Nderkohe na kenaqet syri edhe per ambientet rreth te rikonstruktuara aq bukur, per rrugen me kalldrem kur shume e shume vite perpara binte ere vajguri, ashtu dhe per lulet ne dritaret e shtepise prane.